Arkeologët kinezë mbetën gojëhapur kur panë se brenda një varri 2 mijëvjeçar aristokratësh ndodheshin mbi 300 monedha ari.
Ky ishte varri i prijësit ‘Haihunhou’, në qytetin Nanchang, kryeqendra e provincës lindore Jiangxi.
Arkeologët deklaruan se bëhet fjalë për zbulimin më të madh të monedhave të arta të dinastisë Han.