Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina përballet me sfida ndaj ambicjeve të saj ekonomike

2025/03/05 at 5:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina përballet me sfida ndaj ambicjeve të saj ekonomike

Kina shpalli të mërkurën objektivin e saj për një rritje ekonomike në nivel 5%. Ky parashikim është i pandryshuar nga viti i kaluar, pavarësisht sfidave ekonomike në rritje, përfshirë përshkallëzimin e tensioneve tregtare me Shtetet e Bashkuara.


Mbledhja më e madhe politike vjetore të Kinës pati një ton optimist, pavarësisht sfidave ekonomike në rritje.

Kryeministri Li Qiang vendosi objektivin e rritjes ekonomike të vendit këtë vit në rreth 5%, një nga rritjet më të shpejta në botë.

“Ky objektiv mbështetet nga potenciali i rritjes ekonomike dhe kushtet e favorshme”, tha ai.

Por pavarësisht optimizmit, Kina përballet me sfida të mëdha.

Kriza e zgjatur e pasurive të paluajtshme ka shkaktuar një rënie të çmimit të shtëpive dhe ka lënë shumë ndërtesa të zbrazëta.

Dhe tani, tarifat e reja të Shteteve të Bashkuara po godasin eksportet e Kinës, duke shtuar më tej trysninë ndaj ekonomisë së këtij vendi.

Presidenti amerikan Donald Trump ka dyfishuar tarifat ndaj Kinës në krahasim me mandatin e tij të parë.

Në një fjalim të martën në mbrëmje në Kongres, ai nuk dha shenja tërheqjeje.

“Vendet e tjera kanë përdorur tarifat kundër nesh për dekada, dhe tani është radha jonë që të fillojmë t’i përdorim ato kundër vendeve të tjera”, tha Presidenti Trump.

Këtë javë, Kina vendosi tarifa ndaj produkteve bujqësore amerikane, por analistët e konsiderojnë reagimin e saj si të përmbajtur.

“Ndërsa tarifat e Presidentit Trump janë të gjithanshme, ato të Kinës janë më të përcaktuara dhe kanë në shënjestër industri dhe produkte specifike”, tha David Goodman, drejtor i Qendrës së Studimeve të Kinës në Universitetin e Sidneit.

Për t’u bërë ballë tarifave, Kina është përpjekur t’i japë përparësi konsumit të brendshëm, por ekonomia e saj do të vazhdojë të përballet me sfida.

“Ka ende mbiprodhim në Kinë, kështu që eksportet janë ende të nevojshme për shumë kompani. Prandaj, tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Trump do të kenë një ndikim negativ”, thotë Jean-Pierre Cabestan, ekspert i Qendrës Azia.

Mënyra se si Pekini do të përballet me këto sfida do të përcaktojë nëse optimizmi i tij përputhet me realitetin/voa



Ju sugjerojmë

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Para
Kina: Jemi gati për çdo lloj lufte me SHBA-në

Kina: Jemi gati për çdo lloj lufte me SHBA-në

5 krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

5 krimet më të rënda të luftës që Rusia dyshohet t’i ketë kryer në Ukrainë

Kosova dështon sërish në KiE, hiqet kërkesa për të marrë statusin e të ftuarit special

Kosova dështon sërish në KiE, hiqet kërkesa për të marrë statusin e të ftuarit special
















TE FUNDIT

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}