Autoritetet detare në provincën Shandong të Kinës lindore njoftuan sot se kanë parë një objekt fluturues të paidentifikuar mbi ujërat pranë qytetit bregdetar të Rizhao dhe po përgatiten ta rrëzojnë atë, duke u kujtuar peshkatarëve që të qëndrojnë në vende të sigurta. Kështu shkruan në Twitter, Global Times, tabloidi nacionalist i People’s Daily. Lajmin e ka transmetuar edhe agjencia ruse Ria Novosti me titullin: “Objekt fluturues i paidentifikuar shihet në brigjet lindore të Kinës”./Opinion.al