Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kina i kundërpërgjigjet me sanksione SHBA-së për shkak të Tajvanit

2024/01/07 at 12:27 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kina i kundërpërgjigjet me sanksione SHBA-së për shkak të Tajvanit

Kina ka vendosur sanksione ndaj pesë kompanive amerikane të fushës së mbrojtjes, në përgjigje të shitjes së armëve nga Shtetet e Bashkuara në Tajvan dhe të sanksioneve amerikane ndaj kompanive dhe individëve kinezë.

Sanksionet do të ngrijnë çdo pronë që kompanitë e sanksionuara kanë në Kinë dhe do t’ua pamundësojnë organizatave dhe individëve në Kinë që të bëjnë biznes me entitetet e sanksionuara, u tha në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kineze të lëshuar më 7 janar.

Është e paqartë se çfarë ndikimi dhe nëse do të kenë ndikim sanksionet në kompanitë e sanksionuara: BAE Systems Land and Armaments, Alliant Techsystems Operations, AeroVironment, Viasat dhe Data Link Solutions.

Sanksione të tilla shpesh janë simbolike, pasi në përgjithësi kompanitë amerikane të mbrojtjes nuk shesin produktet e tyre në Kinë.

Ministria e Jashtme tha se vendimet e SHBA-së kanë dëmtuar sovranitetin e Kinës dhe interesat kombëtare, kanë minuar paqen dhe stabilitetin përgjatë Ngushticës së Tajvanit dhe kanë shkelur të drejtat dhe interesat e kompanive kineze dhe individëve.

“Qeveria kineze mbetet e palëkundur në mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, sigurisë dhe integritetit territorial dhe mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të kompanive kineze dhe qytetarëve”, u tha në njoftim.

Sanksionet janë vendosur më pak se një java para se në Tajvan të mbahen zgjedhjet presidenciale, të cilat janë përqendruar se si Qeveria duhet të menaxhojë raportet me Kinën.

Ministria kineze nuk specifikoi se për cilën marrëveshje të armëve apo për cilat sanksione amerikane Pekini po kundërpërgjigjej. Megjithatë, zëdhënësi i kësaj ministre, Wang Webin, kishte paralajmëruar tri javë më parë se Kina do të ndërmerrte kundërmasa, pasi Qeveria amerikane miratoi një paketën të ndihmës ushtarake për Tajvanin në vlerë prej 300 milionë Eurosh. Këtë vendim, Uashingtoni e kishte marrë në dhjetorin e vitit të kaluar.

Marrëveshja po ashtu përfshin pajisje, trajnim, pajisje për riparimin dhe mirëmbajtjen e aftësive komanduese të Tajvanit, të kontrollit dhe komunikimeve ushtarake.

SHBA-ja ka thënë se kjo marrëveshje për shitjen e armëve do të ndihmojë modernizimin e forcave të armatosura të Tajvanit dhe mbajtjes së kapaciteteve mbrojtëse.

Tajvani u nda nga Kina gjatë luftës civile më 1949, por Pekini vazhdon të pretendojë se ishulli prej 23 milionë banorësh është territor kinez, duke mos përjashtuar as përdorimin e forcës që ta rimarrë atë.

SHBA-ja nuk e njeh pavarësinë e Tajvanit, por sipas legjislacionit është e detyruar të sigurohet që Tajvani ka aftësi për të mbrojtur veten./REL

Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO merr vendimin për “Bebin”, 52-vjeçarin e përfshirë në trafikun e heroinës

U ekstradua nga Franca, Apeli i GJKKO merr vendimin për “Bebin”, 52-vjeçarin e përfshirë në trafikun e heroinës

Prej 10 orësh në gjendje gatishmërie, OSSH redukton me 90% avaritë nga moti i keq

Prej 10 orësh në gjendje gatishmërie, OSSH redukton me 90% avaritë nga moti i keq

Godet punonjësin e policisë, arrestohet 31-vjeçari në Gjirokastër

Godet punonjësin e policisë, arrestohet 31-vjeçari në Gjirokastër

TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com