Kina ka akuzuar SHBA për provokim të rëndë pas fluturimit të avionëve bombardues B-52 afër ishulljve Spratly në detin e Kinës Jugore.
Personeli i ushtrisë u vu në alarm gjatë incidentit që ndodhi në 10 Dhjetor. Por sot, përmes një deklarate zyrtare, Ministria e Mbrojtjes Kineze e akuzoi Amerikën për rritje të tensioneve në këtë zonë.
Kina thotë se fluturimet “përbëjnë një provokim serioz dhe po prodhojnë kushte ushtarake më komplekse në detin e Kinës Jugore”.
Pentagoni ka reaguar duke thënë se SHBA nuk përzihet me çështjet e sovranitetit mbi këtë zonë, por ndjek politikën e “navigimit të lirë” që i lejon qarkullimin e lirë të mjeteve të saj ushtarake.