Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kim: SHBA, Shqipëria, BE dhe aleatët po dokumentojnë mizoritë në Ukrainë

2022/05/29 at 11:58 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vettingu, ambasadorja e SHBA: Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën

Ambasadorja, Yuri Kim ka deklaruar se SHBA dhe Shqipëria kanë një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar atë që po ndodh në Ukrainë.


Nëpërmjet një reagimin faqen zyrtare të ambasadëes së SHBA,  Kim shton se ekzistojnë edhe raporte të besueshme të dhunës brutale, ndaj individëve të vrarë në ekzekutime; trupave që tregojnë shenja torture dhe dhunës seksuale ndaj grave dhe fëmijëve.

Yuri Kim: Ukraina është shumë milje larg, por si anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria kanë një përgjegjësi të veçantë për të trajtuar atë që po ndodh atje. Lufta e paprovokuar dhe e padrejtë e Presidentit rus Vladimir Putin kundër Ukrainës ka prodhuar dhunë të tmerrshme dhe ka shkaktuar vdekje dhe shkatërrime të pafundme. Bota ka qenë dëshmitare e tmerreve të kësaj lufte në pamjet nga qytetet ukrainase si Bucha, Irpin dhe Hostomel, dhe në fshatrat dhe qytetet e Ukrainës ende të kapura ose të rrethuara nga forcat ruse, si Mariupoli. Kjo dhunë ka marrë formën e sulmeve që kanë plagosur dhe vrarë civilë dhe kanë shkatërruar infrastrukturën civile, përfshi spitale, shkolla, një teatër ku strehoheshin fëmijë dhe një stacion hekurudhor të ngarkuar, duke çuar në një traumë kolektive kombëtare për ukrainasit e cila nuk do të fshihet kurrë plotësisht. Ekzistojnë gjithashtu edhe raporte të besueshme të dhunës brutale, ndaj personave: individë të vrarë si në ekzekutime; trupa që tregojnë shenja torture; dhe dhunë seksuale ndaj grave dhe fëmijëve. Brutaliteti i luftës – dhuna e ushtruar mbi të pafajshmit nga forcat ruse – është e njohur deri në dhimbje për popullin shqiptar.

Ambasadorja Kim deklaron se ato që janë përgjegjës për mizoritë në Ukrainë, përfshirë ata që i kanë urdhëruar ato, duhet të vihen para përgjegjësisë.

Yuri Kim: Këto ngjarje të tmerrshme në Ukrainë nuk duken se janë incidente të izoluara ose raste të ushtarëve të veçantë të cilët injorojnë urdhrat dhe “dalin nga rreshti.” Ato përfshijnë raporte të asaj që duket të jetë një fushatë e qëllimshme, shqetësuese dhe një mënyrë veprimi thellësisht shqetësues të torturave, përdhunimeve, vrasjeve dhe mizorive të tjera. Ata që janë përgjegjës për këto mizori – përfshirë ata që i kanë urdhëruar ato – duhet të vihen para përgjegjësisë.

Ambasadorja Yuri Kim thekson se Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bashkimi Europian dhe aleatët po gjurmojnë dhe dokumentojnë mizoritë në Ukrainë, në mënyrë që të mund të ndajnë informacionin me institucionet që punojnë për të kërkuar llogaridhënie

Yuri Kim: Sulme si goditja me raketa e 28 Prillit në Kiev tregojnë një shpërfillje të hapur për jetën e civilëve. Deri në 26 Maj, Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar zyrtarisht vdekjen ose plagosjen e më shumë se 7800 civilëve ukrainas, ndërsa theksuan se numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë. Këto shifra nuk përfshijnë Mariupolin, një qytet në të cilin zyrtarët kanë thënë se janë vrarë më shumë se 10,000 civilë. Midis viktimave në Mariupol ishte një 91-vjeçare e mbijetuar e Holokaustit, e cila vdiq në një bodrum gjatë rrethimit nga Kremlini. Pasi i bëri ballë nazistëve, ajo humbi jetën nga agresioni rus. Presidenti Biden dhe Sekretari Blinken i kanë dënuar krimet e qarta të luftës që anëtarët e forcave ruse kanë kryer në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara, Shqipëria, Bashkimi Europian dhe aleatët dhe partnerët tanë po gjurmojnë dhe dokumentojnë mizoritë në Ukrainë, në mënyrë që të mund të ndajmë informacionin me institucionet që punojnë për të kërkuar llogaridhënie nga ata që janë përgjegjës për veprimet e tyre. Së bashku me Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara po mbështesin një sërë hetimesh ndërkombëtare për mizoritë në Ukrainë. Këtu përfshihen ato të kryera nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, Kombet e Bashkuara dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Ne po mbështesim gjithashtu shoqërinë civile dhe OJQ-të që dokumentojnë shkeljet e të drejtave të njeriut.

Kim deklaron se DASH ka nisur një Observator të ri të Konfliktit për të mbledhur, analizuar dhe vënë gjerësisht në dispozicion prova të krimeve të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë.

Yuri Kim: Më 17 Maj, Departamenti Amerikan i Shtetit nisi një Observator të ri të Konfliktit për të mbledhur, analizuar dhe vënë gjerësisht në dispozicion prova të krimeve të luftës dhe mizorive të tjera të kryera nga Rusia në Ukrainë. Programi synon të mbështesë ndjekjet penale eventuale në gjykatat vendore të Ukrainës, gjykatat në vende të cilat janë palë të treta, gjykatat e SHBA-ve dhe gjykata të tjera të rëndësishme. Me kërkesë të Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, ne po mbështesim gjithashtu edhe një ekip prokurorësh ndërkombëtarë dhe ekspertësh për krimet e luftës, të cilët po ofrojnë këshilla dhe mbështetje për përpjekjet e autoriteteve ukrainase për të mbledhur, ruajtur dhe analizuar në mënyrë të ngjashme provat e mizorive për ndjekje penale. Ne ndihmuam në krijimin e përpjekjeve për faktmbledhje përmes Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, si dhe Mekanizmit të Moskës të OSBE-së. Më 13 prill, misioni faktmbledhës i OSBE-së bëri publike të dhëna të detajuara dhe bindëse të shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut nga ana e Rusisë dhe shkeljet e saj të së drejtës ndërkombëtare humanitare. Aty citoheshin prova të shënjestrimeve të drejtpërdrejta të civilëve, sulmeve në ndërtesat mjekësore, përdhunimeve, ekzekutimeve, plaçkitjeve dhe deportimit të detyruar të civilëve në Rusi. Avokati i Popullit i të drejtave të njeriut në Ukrainë ka raportuar se forcat ruse kanë kapur dhe përdhunuar në mënyrë të përsëritur dhjetëra vajza dhe gra ukrainase – disa prej të cilave janë shtatzënë prej kësaj – ndërsa deklaroi se qëllimi ishte që ato viktima të hiqnin dorë nga seksi në të ardhmen dhe për këtë arsye të mos lindnin kurrë më fëmijë ukrainas.

Kim thotë se ka një rëndësi të madhe që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë përpjekjet e saj të bashkërenduara për të dokumentuar këto abuzime.

Yuri Kim: Ekziston një dakordësi e fortë ndërkombëtare se sjellja e shtetit rus është e patolerueshme dhe përgjegjësit nuk duhet t’ia hedhin pa u ndëshkuar për shkaktimin e një dhune të tillë dhe për shkeljen e hapur të parimeve që mbështesin paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Së bashku me aleatët dhe partnerët tanë, ne do të ndjekim llogaridhënien për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera në Ukrainë duke përdorur çdo mjet në dispozicion, përfshi ndjekjet penale, sipas rastit. Është me rëndësi kritike që bashkësia ndërkombëtare të vazhdojë përpjekjet e saj të bashkërenduara për të dokumentuar këto abuzime, për të analizuar provat dhe për t’u siguruar që ato të mblidhen dhe të katalogohen.

Ambasadorja Yuri Kim ka dhe një mesazh për udhëheqjen ushtarake dhe politike të Rusisë si dhe për forcat ushtarake të saj që po kryejnë mizori: Bota po ju vëzhgon dhe do të jepni llogari.

Yuri Kim: Mesazhi ynë i thjeshtë për udhëheqjen ushtarake dhe politike të Rusisë, si dhe forcat e saj ushtarake të cilët kryejnë krime lufte ose mizori të tjera, është ky: bota po vëzhgon dhe ju do të jepni llogari. Ne do të vazhdojmë t’i sigurojmë Ukrainës armët dhe pajisjet që i nevojiten për t’u mbrojtur dhe do të vazhdojmë të ofrojmë ndihmë humanitare për ata që janë prekur nga lufta brutale dhe e pakuptimtë e Kremlinit./Tv Klan



Ju sugjerojmë

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
Bota

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

15 Tetor, 2025 9:02 pm
Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
Aktualitet

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

15 Tetor, 2025 7:28 pm
Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
Kryesore

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

15 Tetor, 2025 6:58 pm
Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
Sport

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

15 Tetor, 2025 6:51 pm
Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca
Politikë

Bardhi i përgjigjet Begajt: Djali i tij paguhet nga kompania ku sigurohet Presidenca

15 Tetor, 2025 6:07 pm
Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën
Aktualitet

Zgjedhjet në Tiranë, Begaj–”Kushtetueses”:Hiq pezullimin e dekretit dhe shpall datën

15 Tetor, 2025 6:03 pm
Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Para
Diplomati rus tregon skenarin kur Putin mund të përdorë armët bërthamore

Diplomati rus tregon skenarin kur Putin mund të përdorë armët bërthamore

Gratë protestojnë në Kabul kundër kufizimeve

Gratë protestojnë në Kabul kundër kufizimeve

Aksident tek “Uji i Ftohtë” plagosen dy persona

Autoboti del nga rruga në aksin Himarë–Dhërmi, plagoset shoferi
















TE FUNDIT

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…

Trump kërcënon qytetin amerikan, mund të humbasë ndeshjet e Botërorit 2026 nëse…
15 Tetor, 2025

Donald Trump ka kërcënuar të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës që do të zhvillohen në zonat periferike të Bostonit...

Lexo më shumë

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje

Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon videon: Lagje më lagje
15 Tetor, 2025

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave pubklike. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se aksioni...

Lexo më shumë

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki

Kolegji Zgjedhor vendos,këto janë afatet për zgjedhjet e pjesshme lokale në 5 bashki
15 Tetor, 2025

Kolegji Zgjedhor i ka dhënë fund ngërçit të afateve për zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen në 6...

Lexo më shumë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë

Cristiano Ronaldo vendos rekord të ri historik me Portugalinë
15 Tetor, 2025

Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde edhe në moshën 40-vjeçare. Sulmuesi portugez shkëlqeu sërish të martën, duke shënuar dy gola...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com