Qytetarët në Korenë e Veriut janë të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të udhëheqësit Kim Jong Un.
Muajt e fundit, lideri koreanoverior ka humbur shumë kilogramë, gjë e cila ka krijuar spekulime se mund të vuajë nga probleme shëndetësore.
“Pamja e gjeneralit (Kim Jong Un) që duket i dobësuar thyen shumë zemrat e njerëzve. Të gjithë po qajnë” tha një qytetar në një intervistë për televizionin shtetëror.
Media ndërkombëtare, shërbimet e inteligjencës dhe ekspertët po monitorojnë nga afër shëndetin e tij./ Opinion.al