Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KFOR të marrë kontrollin në veri të Kosovës? Rama: S’ka forca të mjaftueshme për ta menaxhuar situatën

2023/10/12 at 11:38 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
KFOR të marrë kontrollin në veri të Kosovës? Rama: S’ka forca të mjaftueshme për ta menaxhuar situatën

Kryeministri, Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka folur edhe për deklaratën e tij pak ditë më parë lidhur me marrjen nën kontroll të veriut të Kosovës nga KFOR.

Rama thotë se kërkesa e tij jo vetëm që nuk e kërcënon Kosovën, por siguron paqen dhe stabilitetin në veri derisa të gjendet një zgjidhje përmes dialogut.

“Këtë herë iu shtuan edhe “piskamat” për sovranitetin e kërcënuar nga kërkesa ime e përsëritur për NATO-n që KFOR-i të marrë në kontroll veriun, ku kufiri me Serbinë është katandisur prej vitesh në një rrjetë të çarë ngado, ku hyjnë serbes armatime, kudo dreqi me të birin, ndërkohë që forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë krejt të pamjaftueshme. E ngatërrojnë, siç e ngatërroi edhe parafolësi, me çka unë kam shprehur më parë. Nuk kemi ardhur dhe nuk duhet të mbërrijmë aty. Unë këtu flas për përgjegjësinë absolute që KFOR-i duhet të marrë për ta vënë nën kontroll veriun e Kosovës, gjë që forcat e Kosovës nuk e bëjnë dot objektivisht. Këtë të forcave të pamjaftueshme të KFOR-it e thonë së fundmi udhëheqësit e lartë të Kosovës. KFOR-i e ka shprehur sa herë ka kërcitje, pakënaqësinë për nivelin e bashkëpunimit me Kosovën sepse përtej arsyeve të tjera që mund të ketë, nuk ka forca të mjaftueshme për të kontrolluar situatën e rënduar dhe pastaj justifikohet, nuk kemi bashkëpunim si duhet.

Cili sovranitet i rrezikohet Kosovës nga shtimi i forcave të NATO-s në veri dhe si duhet kuptuar ky sovraniteti tjetër, aktuali, ku në atë zonë ndizet dhe shuhet konflikti sipas oreksit dhe axhendës së individëve dhe grupeve që janë jo vetëm një miks i politikës ultra-nacionaliste serbe me llumin e krimit të organizuar, por gëzojnë edhe mbështetjen e turmave të indoktrinuara atje dhe të varfëruara nga izolimi i banorëve të atjeshëm që ushqehen me lëmoshat e Beogradit dhe tutorët e krimit të organizuar. Kosovës nuk i njohin asnjë autoritet, nuk i paguajnë asnjë taksë, madje që nga viti 1999 nuk i paguajnë asnjë faturë dritash. Ndjesë, por mua kjo mënyrë e qasjes ndaj një problemi kaq serioz më duhet si alibi për ta mbajtur gjallë burimin e konfliktit jo si shqetësim logjik për sovranitetin e territorit të Republikës së Kosovës, garanti më i fortë dhe i padiskutueshëm i së cilit është prania e NATO-s. Jo turma e sherrxhinjve me profile publike dhe false që mësyjnë në rrugët e komunikimit në këto raste për të shkatërruar armikun njëherë e mirë. Ata nuk garantojnë asgjë. KFOR-i nuk është një ushtri pushtuese në Kosovë. KFOR-i është njësia e çlirimtarëve ndërkombëtarë të Kosovës. Apo nuk e mbajnë mend të gjithë këtë. Se helbete të kalon se pasi tjetri të ruan shpinë, pasi ta ka shpëtuar edhe kokën ekziston mundësia që fillon dhe të gënjen mendja që rreziku nuk ekziston më, madje sikur dhe kokën e ke shpëtuar pa ndihmën e askujt, madje të duket që ai që po të ruan po të spiunon dhe të saboton pas shpine, për llogari të atij që të shpëtoi kokën”, tha Rama.

Ju sugjerojmë

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Para
“Kurtin e kam më shumë mik se Haradinaj”, Rama: Me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore

"Kurtin e kam më shumë mik se Haradinaj”, Rama: Me kryeministrin aktual kam divergjenca botëkuptimore

Rama: Kosova rrezikon të humbasë shansin historik të planit franko-gjerman

Rama: Kosova rrezikon të humbasë shansin historik të planit franko-gjerman

Rama-opozitës: Do të votojmë rezolutën tonë! Ju mblidhni ato 7 asambletë dhe gjeni vulën

Rama-opozitës: Do të votojmë rezolutën tonë! Ju mblidhni ato 7 asambletë dhe gjeni vulën

TE FUNDIT

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
8 Qershor, 2025

Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke i dhënë një goditje të madhe industrisë së turizmit. Ky...

Lexo më shumë

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
8 Qershor, 2025

Luciano Spalletti shkarkohet nga detyra e trajnerit të kombëtares italiane, pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës....

Lexo më shumë

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
8 Qershor, 2025

Ukraina njoftoi sot se shkëmbimi i të burgosurve dhe trupave të ushtarëve me Rusinë do të zhvillohet javën e ardhshme,...

Lexo më shumë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit ka zhvilluar një sërë veprimesh intensive gjatë muajit maj 2025, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com