Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të kryejë stërvitje të rregullta ushtarake afër bazës që ka në Novosellë.
Këto stërvitje do të zhvillohen në ditët në vijim për të trajnuar njësitet e KFOR-it, për të garantuar lirinë e lëvizjes në kohë krizash.
Njoftimi për stërvitje vjen në një kohë kur situata në veri të Kosovës është e tensionuar dhe bëhet thirrje që serbët të heqin barrikadat e vendosura në veri të Kosovës.
KFOR-i ka bërë të ditur më 16 dhjetor se e ka shtuar numrin e ekipeve patrulluese në veri. Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiç.