Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur shembjen e Teatrit Kombëtar. Ky vendim ka ardhur pasi Teatri Kombëtar kaloi në pronësi të Bashkisë së Tiranës.
Vendimi i Këshillit të Bashkisë mban datën e sotme, ku thuhet se thuhet se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.
Dokumenti mban në fund firmën e kryetarit të Këshillit Bashkiak Toni Gogu. Ndërkohë, teksa këshilli i Bashkisë merr vendimin për shembjen e teatrit, artisët vijojnë të protestojnë kundër këtyre vendimeve, ndërsa kjo protestë mbështetet dhe nga lideri i opozitës Lulzim Basha./ Opinion.al