-U tha në Opinion

“Basha theu ligjin”, Shehi: Jemi opozita më e mirë, më e butë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:33 - 14/05/20 |
Opi Nion

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur në lidhje me gjobitjen e liderit të opozitës, Lulzim Bashës, pasi zhvilloi një takim në ambient të mbyllur në Durrës.

Shehi tha se formalisht Basha e ka thyer ligjin, ndërsa shton se dhe Rama takon njerëz pavarësisht se vendi është ende në luftë me pandeminë.

Shehi tha se opozita aktuale është më e mira, pasi që nga nëntori, nga koha e tërmetit tragjik, nuk është zhvilluar asnjë tubim.

Kryeministri i u shpreh se kryetari i PD ka thyer ligjet duke bërë një grumbullim në Durrës..

Unë kuptoj, nga ana formale mundet që zoti Basha e ka thyer. Por ne duhet të dimë të bëjmë dallimet, politikisht ky është një vendim që e ka marrë Basha për të takuar njerëzit, siç i takon dhe ky zotëria poshtë e përpjetë. Po ky ç’bën, thyen ligjin? Shiko, kjo ka qenë opozita më e mirë më e butë, ka që nga nëntori që këtu nuk kundërshtohen as ligje as vendime, absolutisht asnjë lloj tubimi. Kjo u ndez pak për teatrin. Nëse ankohen dhe nga kjo opozitë kjo tregon që këta nuk kanë më sensin e demokracisë./ Opinion.al

Pas