Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshillë për çdo shenjë horoskopi;se çfarë duhet të keni parasysh për 2019

2018/12/22 at 2:02 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style
Kohë leximi: 4 min
A A
4 shenjat e horoskopit që duhet t’i keni frikë kur janë në kulmin e nervave

Në fund të vitit, të gjithë reflektojnë atë çfarë kanë bërë mirë apo keq gjatë një viti.
Duke parashikuar lëvizjen e yjeve për vitin 2019, ‘website’ “Purewow” ka përmbledhur në një listë këshillat për çdo shenjë të horoskopit se çfarë duhet të keni parasysh për vitin e ardhshëm.


Dashi: Fokusohuni tek qëllimet afatgjatë. Ju jeni një shenjë me energji krijuese (sidomos me Marsin në shenjën tuaj në fillim të vitit), por problemi qëndron në paaftësinë tuaj për të kuptuar se ku duhet ta investoni këtë energji dhe ku jo.
Në vitin e ri, zotohuni të vendosni jo më pak se dy arritje të rëndësishme. Vetëm kur të jeni të qartë rreth asaj që doni, atëherë do e arrini.

Demi: Bëni një gjë që ju frikëson, dilni nga zona e rehatisë. Demi është një shenjë e qëndrueshme që nuk drejtohet nga instinktet, por nga logjika. Ky është viti që duhet të dilni pak nga zona e rehatisë dhe të provoni gjëra reja. Filloni nga gjërat e vogla, nëse nuk ndiheni të sigurt, por thjesht hidhni hapin e parë drejt një bote të panjohur.

Binjakët: Mbaroje atë punë që ke lënë përgjysmë. Energjia juaj është e shpërndarë dhe e keni thjesht të pamundur të kryeni një detyrë atëherë kur i’a keni lënë vetes si qëllim. Shkojini gjerave deri në fund, pasi atëherë do kapni majat e suksesit.

Gaforrja: Kujdesuni për veten, në mënyrën se si kujdeseni për të tjerët. Ne e dimë se si njerëzit më empatikë dhe të kujdesshëm të zodiakut, ju përkrahni çdokënd, por nuk është egoizëm nëse ju si fillim mendoni për mirëqenien tuaj e më pas për të tjerët.
Investoni në mirëqenien tuaj mendore, fizike, emocionale, shpirtërore, financiare, artistike, para se të filloni të kujdeseni për të tjerët.

Luani: Pranoni kritikat me mirësjellje. Aftësia juaj për të besuar në veten tuaj është një nga pikat më të forta, por nuk do e tradhtonit veten nëse kritikat do i pranonit me mirësjellje dhe përulësi. Keni tendencën të shpërtheni kur dikush ju kritikon, por duhet të ulni hundën, pasi askush nuk është perfekt e si çdo njeri dhe ju gaboni.

Virgjëresha: Tregojeni veten e dilni nga guaska. Mos u shqetësoni, këshilla jonë nuk është që ju të hiqni dore nga integriteti juaj. Keni standardet tuaja të larta dhe mund t’i mbani ato të paprekura. Por nëse ju nuk mbroni me zë të lartë punën tuaj, apo nuk e “shisni” për atë që është, nuk do e bëjë një tjetër për ju.

Peshorja: Menaxhoni në mënyrë të zgjuar kohën. Të jesh i preferuari i të gjithëve vjen me një çmim. Ju kaloni kohën tuaj të çmuar duke u bërë qejfin njerëzve të tjerë, e jo duke kryer detyrat që i keni lënë vetes. Dëshira për të mos i prishur qejfin askujt, bën që ju të humbisni shumë kohë. Menaxhimi i energjisë tuaj në dobi të vetes mund të jetë zhgënjyes për disa, por do të jetë në të mirën tuaj.

Akrepi: Çlirohuni nga një hatër mbetje apo armiqësi. Ju jeni shenja më e fiksuar e zodiakut që nuk lëshon pe, nuk fal lehtë dhe nuk harron asnjëherë. Le të jete viti 2019, viti i paqes me veten tuaj. Mjaft e zemëruat veten për një kohë të gjatë, sepse jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar në mëri. Hidhini gjërat pas krahëve dhe vazhdoni jetoni të tashmen.

Shigjetari: Mos shpërndani energji negative. Jeni të sinqertë, të drejtpërdrejtë dhe pa takt. Këtë vit, përpiquni t’i mbani për vete komentet negative, kur askush nuk kërkon mendimin tuaj.

Bricjapi: Shfrytëzojini të gjitha ditët e pushimit. Bricjapi e ka për krenari të thotë që ka punuar më shumë se çdo punonjës tjetër. Ndaj këshilla që kemi për këtë shenjë është të shfrytëzojnë të gjitha ditët e pushimit që kanë në dispozicion. Për të qenë fizikisht dhe emocionalisht të fortë e të shëndetshëm duhet të pushoni.

Ujori: Pranoni diversitetin e mendimeve të tjera. Është e vështirë të kesh gjithmonë të drejtë gjatë gjithë kohës. Ajo që duhet të bëni vitin e ardhshëm është të pranoni se dhe të tjerët kanë një mendim të pavarur nga i yti, që mund të jetë edhe më i saktë se mendimi juaj. Në momentin që do të pranoni diversitetin e mendimeve do të ndikoheshit nga idetë e reja dhe do të frymëzoheshit në mënyrë të pashmangshme.

Peshqit: Mësoni të menaxhoni financat tuaja, askush nuk do e bëjë këtë për ju. E ardhmja juaj financiare nuk është e ndritur për vitin e ri, ndaj përpiloni strategji të reja se si do i menaxhoni paratë. Ndonëse kjo nuk është pika juaj e fortë, do duhet t’i merrni frerët e financave para se të falimentoni.

Etiketa: horoskopikeshilla


Ju sugjerojmë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Çmimi i arit arrin rekord të ri
Life Style

Çmimi i arit arrin rekord të ri

23 Dhjetor, 2025 1:37 pm
Para
Ja ç’bëri Ahmet Zogu kur pa përkrenaren e Skënderbeut në Muzeun vienez

Mbreti Zog për Daily Express (1928) : Ja arsyeja e themelimit të monarkisë

Video/ Dasara Karaiskaj: Kur punoja në Top Channel nuk më linin të dilja natën

Gazetarja: Soni Malaj është përcaktuar si fituese e “Festivalit të Këngës”

Të gjithë po “çmenden” pas çizmeve të Michelle Obama, ja pse

Të gjithë po “çmenden” pas çizmeve të Michelle Obama, ja pse
















TE FUNDIT

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim

Rama-kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u ka vënë kusht kryebashkiakëve socialistë se një mundësi rikandidimi për të drejtuar sërish bashkitë në zgjedhjet...

Lexo më shumë

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit

Rama kritika kryebashkiakëve: Rrini dhe prisni nga buxheti i shtetit
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama u ka bërë kritika kryebashkiakëve, në takimin e zhvilluar në Golem. Rama u shpreh se bashkitë duhet...

Lexo më shumë

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese

Përmbytjet,Rama me kryebashkiakët:Flotë e dedikuar për pastrimin e kanaleve kulluese
17 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin me kryebashkiakët lajmëroi ngritjen e një flote të dedikuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e infrastrukturës...

Lexo më shumë

Tiranë, arrestohet 45-vjeçari me mbi 1 kg kokainë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
17 Janar, 2026

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Cargo 1”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com