Ditën e sotme do të shqyrtohet në Apelin e GJKKO ankimimi i ish-kryeministrit Sali Berisha për masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Avokatët u paraqitën në ambientet e gjykatës këtë mëngjes.
Gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi datën për zhvillimin e procesit ku avokatët kërkojnë heqjen e masës së arrestit në shtëpi për ish- kryeministrin.
Në kërkesën e dorëzuar më 15 janar, Berisha kërkoi nëpërmjet mbrojtjes që të lërë arrestin shtëpiak dhe të shkojë në parlament.