Ajola Xoxa është paraqitur sërish sot në Apelin e GJKKO ku do të zhvillohet seanca për lirimin e disa llogarive bankare, për të cilat bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj kishte bërë ankim, pasi i janë bllokuar.
Kujtojmë se seanca e të hënës u shty pasi Gjykata kërkoi kohë për tu njohur me disa prova të reja të paraqitura nga SPAK.
Ajola Xoxa me vendim të GJKKO është lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Erion Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”.