Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit të Fredi Belerit, i cili kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës.
Beleri qëndron në qeli që prej 12 majit të vitit të kaluar, kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve vendore për blerje votash.
Disa javë më parë, Beleri u dënua nga Shkalla e Parë e GJKKO me 2 vite burgim, vendim të cilin ai e ka apeluar./Opinion.al