Policia ka arrestuar për “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” Elton Metën, i cili mbrëmjen e djeshme kërcënonte me armë zjarri se do të vriste veten.
Ngjarja ndodhi në fshatin Zhupan, ku i riu kishte shkuar në banesën e vjehrrit të tij dhe për rreth 5 orë ka kërcënuar se do të qëllonte veten me armë zjarri.
Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të autorit ndërhyrja e shërbimeve të policisë vendore ishte me rrisk për jetën e tyre por edhe të autorit pasi kërcënonte herë pas herë se do vriste veten dhe mos të afrohej njëri në oborrin e banesës.
Fillimisht 31-vjeçari ka kërcënuar me armë personat që ndodheshin në banesë dhe më pas ka kërcënuar se do të vetëvritej.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, 2 gëzhoja dhe 25 fishekë luftarak. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme./ Opinion.al