Shpend Ahmeti, kryetari i Komunës së Prishtinës dhe asistenti i tij, Nezir Ismaili, janë kërcënuar.
Lajmi është bërë i ditur nga “Express”, ndërsa deri më tani ende nuk është bërë i ditur emri i personit i cili kërcënoi Ahmetin dhe Ismailin.
Sipas policisë kërcënimi është bërë rreth orës 11:00 në zyrat e Shpend Ahmetit.
Ndërkohë në njoftimin e policisë thuhet; “Sot rreth ora 11:00 në stacionin policor Qendra është iniciuar një rast “Kanosje ndaj personit zyrtar”. Rasti ka ndodhur në rrugën “UÇK” në Prishtinë, në objektin e Komunës. Me rastin po merren njësitet kompetente”./Opinion.al