Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kërcënimi i rektorëve nga Shullazi/ Haki Çako zbulon detajet

2017/10/10 at 7:44 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kërcënimi i rektorëve nga Shullazi/ Haki Çako zbulon detajet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako deklaroi se për kërcënimin e kanditatit për rektor nga Emiljano Shuzllazi u informua nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe jo nga strukturat e policisë.

Ai theksoi se profesor Dhori Kule kishte akuzuar Emiljano Shullazin si një nga kërcënuesit e tij.

“Në prill të 2016, datën s’e mbaj me saktësi, më telefonoi ministrja e Arsimit dhe me informoi për kërcënimin e profesorëve. U takuam në një ambient afër gjykatës Kushtetuese. Në takim ishte edhe Dhori Kule. U diskutua për një kanosje që i ishte bërë Mynyr Konit. Kule na informoi se kanosja ishte bërë nga disa persona, mes të cilëve ishte dhe Shullazi”, tha kryepolici në Gjykatë.

Çako foli më tej për masat e marra lidhur me ngjarjen.

“Pasi u njoha me ngjarjen, kam thirrur drejtorin e Policisë së Tiranës Ervin Hodaj dhe Ardian Çipën. Të gjithë kemi shkuar në zyrën e Ministritë të Brendshëm Saimir Tahiri tek Garda e Republikës. Kam lënë porositë për ngjarjen. Lashë detyrë të merrej kontakt me Mynyr Konin për marrjen e kallëzimit”, deklaroi Çako, shkruan News 24.

Kryepolici shtoi se nuk ka dijeni për emrat e kërcënuesve, pasi me detajet janë marrë oficerët e policisë.

Emiljano Shullazi e pyeti Çakon se nga kush u identifikua ai si një nga autorët e kërcënimit. Ja përgjigjja e drejtorit të policisë:

“Dhori Kule gjatë bisedës tha se njeri nga personat që e kishin kërcënuar ishte Emiljano Shullazi”.

Sipas Çakos, kërcënimi ishte bërë përmes kontaktit fizik dhe qëllimi ishte detyrimi i Mynyr Konit për tu tërhequr nga gara për rektor, shkruan News 24.

Pas rrëfimit të kryepolicit, Dhori Kule, që ishte i pranishëm në ambientet e gjykatës, njoftoi se për arsye shëndetësore nuk mund të qëndronte. Për të justifikuar largimin, kishte paraqitur një raport mjekësor.

Ish-dekani Shezai Rrokaj, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë deklaroi se Dhori Kule e kishte telefonuar duke i kërkuar takim, për shkak se i kishte ndodhur një ngjarje, që e përshkroi të “papëlqyeshme”. Ai u shpreh se profesori i rrëfeu që disa persona i kishin kërkuar të mos mbështeste kandidaturën e Mynyr Konit për rektor, ndryshe do të kishte probleme. Rrokaj tha se miku i tij nuk i kishte thënë asnjë emër të kërcënuesve.

Majlinda Keta, sqaroi para gjykatës se komisioni i menaxhimit të zgjedhjeve për rektor në Univesitet, unanimisht refuzoi kërkesën për dorëheqje të kandidatit Mynyr Koni, pasi ishte paraqitur jo sipas kritereve ligjore.

Klodeta Dibra, rivalja e Konit në garë tha se me profesorin ka pasur marrëdhënie të mira, por për kërcënimin është informuar nga media.

Ju sugjerojmë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
Kronikë

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

11 Nëntor, 2025 10:29 am
Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

11 Nëntor, 2025 10:26 am
100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
Kryesore

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

11 Nëntor, 2025 10:25 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

11 Nëntor, 2025 9:55 am
Këshilli i Ministrave shkarkon Erion Veliajn
Aktualitet

Veliaj urdhëron nisjen e dekorimit të Tiranës për festat e fundvitit

11 Nëntor, 2025 9:54 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Doza kanabisi gati për shitje, arrestohen dy të rinj në Korçë

11 Nëntor, 2025 9:03 am
“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion
-U tha në Opinion

“Ku i gjete paratë për operacionin?” Transgjinorja përgjigjet në Opinion

10 Nëntor, 2025 11:09 pm
Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë
-U tha në Opinion

Transgjinorja flet në Opinion: Më futën me 4 meshkuj në dhomë, më mbajtën pa dëshirë

10 Nëntor, 2025 11:07 pm
“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji
-U tha në Opinion

“Në gjendje civile jam mashkull”, transgjinorja Luana: Të ndryshohet ligji

10 Nëntor, 2025 10:49 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Arrestimi i 27-vjeçarit pas sherrit në Bashkinë e Pogradecit, banorët në protestë

10 Nëntor, 2025 10:13 pm
Para
Katalonia drejt pavarësisë nga Spanja

Katalonia drejt pavarësisë nga Spanja

Video/ Kryemadhi: Meta ka shërbyer si antiplumb për Edi Ramën

Video/ Kryemadhi: Meta ka shërbyer si antiplumb për Edi Ramën

Tahiri kapet me LSI-në: Na shajnë që të dalin në lajme

Çfarë deklaroi Saimir Tahiri në gjyqin e Emiljano Shullazit?

TE FUNDIT

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool

U gjet varur në kangjellat e murit rrethues një person, qytetarët:Pinte shumë alkool
11 Nëntor, 2025

Shtetasi Eduard Çarçani, është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë të Maliqit. 45-vjeçari u gjet i varur...

Lexo më shumë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë

Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë
11 Nëntor, 2025

Në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, guvernatori Gent Sejko ka prezantuar dhe një monedhë të...

Lexo më shumë

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Rama: Ndër të paktat institucione model
11 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në konferencën e organizuar për 100 vjetorin e Bankës së Shqipërisë, ku bëri një...

Lexo më shumë

Gjendet i vdekur një 45-vjeçar, i ngecur në kangjellat e një banese në Maliq

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
11 Nëntor, 2025

Gjendet një person i pajetë në një banesë në fshatin Plasë të Maliqit. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com