Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë deklaroi Saimir Tahiri në gjyqin e Emiljano Shullazit?

2017/10/10 at 8:14 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tahiri kapet me LSI-në: Na shajnë që të dalin në lajme

Pohimi i Saimir Tahirit në sallën e gjyqit sot, u bë shkak që Sali Berisha të thirret dëshmitar në procesin ndaj bandës së Shullazit. Tahiri tha se ishte njoftuar për kërcënimin e Mynyr Konit dhe Dhori Kules nga denoncimi publik i Sali Berishës. Edhe i akuzuari kryesor për ngjarjen, Emiliano Shullazi ishte në një mendje me Tahirin, kur i kërkoi gjykatës të thërrasë dëshmitar Berishën. Por sa e vërtetë është dëshmia e ish Ministrit të Brendshëm në sallën e gjyqit?


Shantazhi ndaj Mynyr Konit ndodhi të enjten e datës 14 Prill, ndërsa Sali Berisha doli në një konferencë për mediat, rreth orës 14:00 të datës 16 Prill.

 “Unë, para se të vij këtu, nuk jam lidhur as me profesor Mynyr Konin dhe as me profesor Dhori Kulen, burimi është 100% i sigurt, se përndryshe unë nuk do të isha sot këtu para jush dhe as ju nuk do të ishit në zyrën time” i tha Berisha gazetarëve.

Nëse krahasohen dëshmitë e personazheve të ngjarjes, del se Saimir Tahiri nuk ka thënë të vërtetën sot në gjykatë. Ish Ministri i Brendshëm fsheh një takim që ka pasur mes tij, Dhori Kules dhe Mynyr Konit në zyrën e tij në Ministrinë e Brendshme, para se Berisha të denonconte ngjarjen në gjykatë.

HAKI ÇAKO

“Në prill të vitit 2016 isha drejtor i policisë, jam telefonuar nga ministrja e Arsimit, kam takuar Dhori Kulen dhe Nikollën. Kule më shprehu shqetësimin e kërcënimit të Mynyr Konit nga disa persona, mes të cilëve dhe Emiljano Shullazi. Këta e kishin kërcënuar Konin që të tërhiqej nga gara për Rektor të Universitetit të Tiranës”, ka thënë Haki Çako sot në sallën e gjyqit.

Siç vihet re, Haki Çako pranon në dëshminë e tij një takim me Dhori Kulen dhe Mynyr Konin. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nxjerr Lindita Nikollën si njeriu që e njoftoi për ngjarjen. Duket e çuditshme që Lindita Nikolla, të ketë telefonuar Haki Çakon dhe të mos ketë njoftuar Saimir Tahirin, të cilin e ka koleg, shok partie dhe bashkëpuntor në fushatën e Tiranës.

MYNYR KONI

Në dëshminë e tij në prokurori, Mynyr Koni tregoi se pas kërcënimeve, kishte folur me dekanin, Dhori Kulen. Më pas, ai tregon se ka pasur një takim në zyrën e Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme, ku ishin të pranishëm edhe Haki Çako, Ervin Hodaj, Lindita Nikolla dhe Dhori Kule.

“Mesditën e së shtunës, shkova dhashë dorëheqjen nga kandidimi për rektor për shkak të kërcënimeve. Kam mbyllur telefonin dhe ika në shtëpi. Rreth orës 13:30 më erdhi kancelari në shtëpi dhe më tha: Hajde se do të shkojmë në zyrën e Ministrit të Brendshëm! Aty ishte Saimir Tahiri, Haki Çako, Ervin Hodaj, Lindita Nikolla dhe Dhori Kule”

Mynyr Koni dëshmon pra se Tahiri ishte informuar para se Sali Berisha të dilte në konferencë, sepse ishte duke e pritur në zyrën e tij në ministri, bashkë me Dhori Kulen, që i kishte treguar gjithçka.

DHORI KULE

Dëshmia e Dhori Kules në prokurori nxjerr  në skenë Edi Ramën. Dekani ka thënë në prokurori se pas kërcënimit, telefonoi direkt Edi Ramën. Ishte vetë Rama që njoftoi Saimir Tahirin, sipas Dhori Kules. Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çakon dhe Drejtorin e Policisë së Tiranës, Ervin Hodajn, Saimir Tahiri ishte takuar me Dhori Kulen. Takimi është bërë rreth 1 orë para se Berisha të dilte në konferencë. Në deklarimin e tij në prokurori, profesor Kule ka thënë se gjatë bisedës, ministri Tahiri i ka premtuar se do ta zgjidhte këtë shqetësim, por pa dhënë shpjegime se si do të veprohej.

Nga kjo dëshmi del qartë se njeriu që e njoftoi Saimir Tahirin, nuk ishte Sali Berisha, por Edi Rama. Por Dhori Kule nuk dëshmoi sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ai u largua nga gjykata, me arsyetimin se një njeri i afërt i tij ishte shtruar në spital. Nëse do t’i qëndrojë asaj që ka thënë në prokurori, do të dilte e qartë se Saimir Tahiri gënjeu përballë gjykatësit.

Burimi: Lapsi.al

 

Etiketa: deklaratagjyqishullazitahiri


Ju sugjerojmë

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
Aktualitet

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

26 Qershor, 2026 9:43 am
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Trump: Do të përdorim fondet iraniane për të blerë grurë e misër amerikan për Iranin

26 Qershor, 2026 9:31 am
Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
Bota

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

26 Qershor, 2026 9:19 am
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

26 Qershor, 2026 9:04 am
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit e kalojnë natën para Kryeministrisë

26 Qershor, 2026 8:51 am
Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet
Bota

Ndihma e SHBA-ve për Venezuelën, pezullohen sanksionet

26 Qershor, 2026 8:45 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama u përgjigjet protestuesve me mesazhet e simpatizantëve: Mos e jep dorëheqjen…

26 Qershor, 2026 8:41 am
Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin
Aktualitet

Media amerikane: Shqipëria, destinacioni evropian ku cilësia tejkalon çmimin

26 Qershor, 2026 8:21 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

26 Qershor, 2026 8:20 am
Horoskopi, 12 janar 2026
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

26 Qershor, 2026 8:19 am
Para
Pse kisha përkrahur Olldashin për kryetar të PD

Gjykata Speciale dhe pasojat eventuale

Extention në hundë, a do të guxonit ta provonit trendin më të ri të Instagramit

Extention në hundë, a do të guxonit ta provonit trendin më të ri të Instagramit

SKANDAL/ Mësuesit dhunojnë nxënësit në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet

SKANDAL/ Mësuesit dhunojnë nxënësit në shkollën speciale “Luigj Gurakuqi” në kryeqytet
















TE FUNDIT

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë

Masat e sezonit turistik, Hita: Mjetet lundruese do të monitorohen edhe me dronë
26 Qershor, 2026

Sezoni turistik vjen me masa të shtuara sigurie, tha kryepolici Hita nga Durrësi. Ato më të rëndësishme lidhen me sigurinë detare...

Lexo më shumë

Trump: Do të përdorim fondet iraniane për të blerë grurë e misër amerikan për Iranin

Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
26 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Uashingtoni planifikon të përdorë një pjesë të fondeve të ngrira të Iranit për...

Lexo më shumë

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi

Miliarda dollarë dëme nga sulmet kibernetike, FBI arreston iranianin në Mal të Zi
26 Qershor, 2026

Policia e Malit të Zi dhe Byroja Federale e Hetimeve e SHBA-së (FBI) kanë arrestuar një shtetas iranian të dyshuar...

Lexo më shumë

Sherr me armë mes fqinjëve në Shkodër

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
26 Qershor, 2026

Një konflikt mes dy fqinjëve në lagjen “Tre Heronjtë” në Shkodër ka përfunduar me të shtëna me armë zjarri, arrestimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}