Në trojet tona ishte një nga këngëtarët e njohur pastaj u nis drejt Turqisë. Por atje nuk ju hap dera e industrisë muzikore por ajo e serialeve. Kjo fushë rezultoi shumë e suksesshme për Bertan Asllanin, i cili deri më tani është shfaqur në disa seriale mjaft të ndjekura.
Së fundmi është bërë pjesë e kastit të serialit “Göç Zamanı” që në shqip do të thotë “Koha e migrimit”. Në këtë serial, Bertani shfaqet në rolin e Emre-së e episodi i parë është shfaqur të shtunën e kaluar në kanalin “STAR TV”.