Albërie Hadërgjonaj është kthyer në festivalin ‘Kënga Magjike’, pas katër vitesh. “Me dorën shtrirë”, titullohet kjo baladë sociale, që këngëtarja ka zgjedhur të prezantohet në këtë festival. Muzika mban vulën e Kledi Bahitit, ndërsa teksti është shkruar nga Olti Currit. Ky rikthim i Albërisë po konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe po komentohet shumë në rrjetet sociale.