Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Kënga Magjike’/ A patën hatërmbetje nga kolegët, flasin këngëtarët Elhaida Dani, Mentor Haziri dhe Stine

2017/12/10 at 7:16 PM
në InstaBIZ, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Kënga Magjike’/ A patën hatërmbetje nga kolegët, flasin këngëtarët Elhaida Dani, Mentor Haziri dhe Stine

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar nata finale e “Këngës Magjike”. Disa nga këngëtarët e famshëm shqiptarë janë vlerësuar me çmime nga kompeticioni më i rëndësishëm muzikor në vend. Ata do të jenë edhe sot në mbrëmje në një dalje post evenimentit ku edhe do të rrëfejnë gjithçka ndodhi ditën e djeshme.


Përpara se të niste spektakli në transmetim të drejtpërdrejtë, Opinion.al nga studio e “E diela Shqiptare” siguroi disa impresione prej këngëtarëve. Disa prej tyre nuk preferuar të komentonin e disa të tjerë dhanë pa asnjë mëdyshje të gjithë mendimet e tyre.

Elhaida Dani ishte një nga tre triumfueset e natës së djeshme, ajo doli në vendin e dytë dhe po ashtu rrëmbeu edhe “Çmimin e Kritikës”. Ajo ndihej tepër e lumtur për pjesëmarrjen në “Këngën Magjike”, e po ashtu u shpreh se nuk ka patur pakënaqësi nga kolegët për pikët dhe ka shijuar çdo moment në këtë festival.”Vazhdoj të jem e emocionuar nga nata e mbrëmshme, ishte vërtetë magjike. Është hera e parë në “Këngën Magjike”, prisja gjithçka dhe asgjë në të njëjtën kohë. Kam shijuar çdo moment. Jam e lumtur për vlerësimin, për miqësinë që kam krijuar dhe me artistët në këtë festival dhe rikthimin në publikun Shqipëri, kjo më kënaqi më shumë. Isha shumë e qetë dhe objektive teksa po prisja pikët deri në fund. Kushdo që do të ishte fituesi do të kishte qenë e drejtë për mendimin tim”, u shpreh Elhaida.

Mendor Haziri i cili u vlerësua me çmimin “Zëri më i bukur mashkull”, u shpreh po ashtu i kënaqur dhe tregoi se nuk kishte asnjë hatërmbetje me koleg. Ai tha se do të preferonte më mirë vlerësimin e një jurie por edhe këtë mënyrë votimi e vlerësoi tepër: “Ka qenë një përvojë shumë e mirë, përvojë shumë pozitive, shpresoj të rikthehem prapë, është i vetmi festival që ka mbetur për artistët e vërtetë. Nuk ka qefmbetje, nuk ka zili, për shkak se puna e votimit dihet si është. Sikur të kishte qenë një juri do kishte qenë më mirë, po duhet të pajtohemi sepse secili voton atë që pëlqen, secili voton atë që ka mik, nuk ka asnjë gjë të keqe këtu”, u shpreh Mentori.

“Çmimin Diskografik” e ka rrëmbyer Stine. Këngëtari duket se tërheq gjithmonë vëmendjen e publikut sa herë rikthehet në “Këngën Magjike”, pasi kënga e tij më pas kthehet në hit. Ai u shpreh se nuk pati asnjë hatërmbetje nga kolegët sepse të gjithë thanë mendimin e tyre, e po ashtu tha se e gëzonte fakti që kënga e tij ishte pritur mirë nga publiku. “Shumë e mirë ishte pjesëmarrja në këngën magjike. Kënga është pritur po ashtu shumë mirë nga publiku, jam i kënaqur për çmimin dhe gjithë perfomancën time në këtë festival”, u shpreh Stine./G.Z-Opinion.al

Etiketa: e diela shqiptareelhaida danikenga magjike 2017mentor haziristine


Ju sugjerojmë

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
Kryesore

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

27 Korrik, 2026 10:57 pm
Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Para
PD: Qeveria po përdor Agjencinë e Informacionit si “Big Brother” për të kontrolluar shqiptarët

PD: Qeveria po përdor Agjencinë e Informacionit si "Big Brother" për të kontrolluar shqiptarët

Video “Takohemi në gjyq”/U ther në gjumë me 24 thika, ja ç’tha për gruan burri në gjyq

Video "Takohemi në gjyq"/U ther në gjumë me 24 thika, ja ç'tha për gruan burri në gjyq

Ana e vogël, vajza e Arditit, tregon për duetin me të atin: Nuk kisha fare emocione

Ana e vogël, vajza e Arditit, tregon për duetin me të atin: Nuk kisha fare emocione
















TE FUNDIT

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…

Shehaj mori dokumentin, Rama: Iku si ballistët që grabisnin pula, prokuroria do i…
27 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi deputeti Agron Shehaj mori një dokument të klasifikuar të marrëveshjes me SHBA-të. Në një...

Lexo më shumë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}