Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Këmbimi i territoreve mbi baza etnike, hapi i parë drejt Shqipërisë së Madhe”

2018/09/04 at 6:55 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Këmbimi i territoreve mbi baza etnike, hapi i parë drejt Shqipërisë së Madhe”

Nëse fillon loja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, kjo nuk nuk do të përfundojë këtu, thekson në intervistë me Deutsche Wellen, eksperti i shoqatës gjermane, DGAP për Deutsche Wellen.

DW: Thaçi dhe Vuçiçi po planifikojnë të këmbejnë territore. Uashingtoni nuk është kundër. Pas bisedës me Donald Trump, kancelarja Merkel nuk ishte aq e njëkuptimtë në deklaratën e saj, sikurse më parë. Edhe Heiko Maas, ministri i jashtëm i Gjermanisë, në kuadër të takimit joformal në Gymnich tha vetëm se nuk ishte ide e mirë të ndryshoheshin kufijtë. Kjo tingëllonte më shumë si këshillë se sa si refuzuzim. Mos është Gjermania duke e zbutur qendrimin e saj lidhur me kufijtë në Ballkan?

Milan Nič: Nuk do të shikoja patjetër nuancat. Qëndrimi i Berlinit është mëse i qartë. Gjermania ka qenë gjithmonë konsekuente dhe shumë e qartë lidhur me këtë çështje. Së pari, pas dyerve të mbyllura, gjatë takimeve të kancelares Merkel në Berlin me presidentin Vuçiç dhe presidentin Thaçi, dhe më pas me kryeministrin e Bosnjës. Ajo e ka folur këtë edhe me kryeministrin kroat Plenkoviç. Ndoshta nuk ka dashur t’i hedhë benzinë zjarrit duke bërë edhe një deklaratë tjetër, pas asaj të gushtit 2013. Por unë nuk shoh asnjë ndryshim te qëndrimi i Gjermanisë. Janë të tjerë ata që kanë ndryshuar.

Për kë e keni fjalën?

Uashingtoni posepo. Deklarata e John Bolton për mendimin tim është një shenjë se amerikanët po shohin për alternativa, meqë nuk janë më të interesuar. Ata nuk e shohin rolin e Amerikës si udhëheqës. Ky është për ta një problem që i mbetet Europës. Më duhet të shtoj se Berlini është gjithashtu i zhgënjyer me rolin që kanë luajtur kohët e fundit komisioneri Hahn dhe përfaqësuesja e lartë e politikës së jashtme, Mogherini dhe presidenca austriake, duke e inkurajuar Serbinë dhe krerët e Kosovës të ecin në këtë rrugë. Ata thanë se një marrëveshje historike mes Serbisë dhe Kosovës është më e rëndësishme se detajet, pra, kufijtë. Por ky nuk ishte qëndrimi i unifikuar i BE-së. Ata thjesht prezantuan vijën diplomatike të Austrisë e jo atë të presidencës.


Përse Thaçi dhe Vuçiçi sollën propozimin e ndryshimit të kufijve?

Kur presidenti Thaçi ishte për vizitë në Berlin, ne e kishim të ftuar në DGAP së bashku me ambasadorin Ischinger, dhe Thaçi atëherë e përjashtoi qartë mundësinë e ndryshimit të kufijve. Ishte një gjë e mirë që e tha publikisht, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe unë nuk e di se përse. Nga pala serbe është e qartë, se për ta ky ka qenë gjithnjë një opsion, qysh prej vitit 1999. Dhe tani presidenti Vuçiç thotë se njohjen e Kosovës mund ta justifikojë para opinionit publik duke marrë diçka si kompensim, pra, territor.

A është ky opsion realist?

Është realist nëse liderët vendas janë të vendosur ta realizojnë dhe aktorët kyçë të jashtëm, fuqitë e mëdha, do ta lejojnë. Por unë jam pak i shqetësuar se kjo histori nuk do të mbarojë me kaq.

Cili do të jetë efekti i saj?

Nuk është puna te korrigjimi i kufijve. Unë besoj se është një çështje komplekse. Është iluzion të mendosh se do të kemi vetëm një këmbim të vogël territoresh. Është e kuptueshme që është shumë tërheqëse në këtë pjesë të vogël të Ballkanit, kur kemi parasysh Kosovën e Veriut dhe Preshevën, por nuk do të mbarojë aty. Do të jetë një hap prapa që do të fillojë në Mitrovicë dhe të nesërmen do të ketë një ndarje të madhe të Bosnjë-Hercegovinës dhe ndoshta edhe të Maqedonisë. Dhe ka shqetësime edhe për negociata dhe marrëveshje paralele mes Prishtinës dhe Tiranës. Pra, me fjalë të tjera, në një periudhë kohe afatgjatë ky këmbim territoresh mbi baza etnike shihet si një hap drejt një Shqipërie më të madhe.

Milan Nič, ekspert i Shoqatës Gjermane për Politikën e Jashtme (DGAP) dhe i ngarkuar për studime në Qendrën Robert Bosch për Europën Qendore dhe Lindore. Një nga fushat e tij të ekspertizës është Ballkani Perëndimor.

Etiketa: kufijteMilan Ničshqiperia e madhe


Ju sugjerojmë

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese konstaton mbarimin e mandatit të Sonila Bejtjas, njofton Begajn

24 Tetor, 2025 5:07 pm
OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore
Aktualitet

OSBE/ODIHR del me 25 rekomandime për reformën zgjedhore

23 Tetor, 2025 1:53 pm
“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…
Aktualitet

“Paketa e Maleve”, Rama kritikon kryebashkiakët: Pse nuk keni dorëzuar hartat…

23 Tetor, 2025 1:01 pm
Akuzat se ka marrë pronat e kishës në jug, Rama i përgjigjet Berishës: Përçartje madhështore
Aktualitet

Rama e etiketonte Berishën si “buf”, OSBE-ODHIR: Sulme personale gjatë fushatës

23 Tetor, 2025 12:15 pm
Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE/ODIHR: Ndalimi i TikTok, kufizoi mundësitë e fushatës

23 Tetor, 2025 12:13 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Aktualitet

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…

23 Tetor, 2025 12:09 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
“Rama 4”, BE: Shqipëria mund të mbyllë negocatat për anëtarësim deri në fund të 2027
Aktualitet

BE disburson 100 milionë euro për Shqipërinë

22 Tetor, 2025 4:33 pm
I zhdukur prej një viti, SPAK kontrolle në shtëpitë e Ervis Martinajt
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt i kërkon Gjykatës së Lezhës që ta shpallë të zhdukur

22 Tetor, 2025 3:40 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Para
I moshuari denoncon në polici: Më kanë ikur nga shtëpia vajza dhe mbesa adoleshente

I moshuari denoncon në polici: Më kanë ikur nga shtëpia vajza dhe mbesa adoleshente

Video/ Ajo kap buqetën me lule, shikoni reagimin epik të partnerit të saj

Video/ Ajo kap buqetën me lule, shikoni reagimin epik të partnerit të saj

Rrëfimi i gruas së Kekos/ Amaneti i Dorit për djemtë: I thoni mamit të martohet se është e re

Rrëfimi i gruas së Kekos/ Amaneti i Dorit për djemtë: I thoni mamit të martohet se është e re
















TE FUNDIT

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
24 Tetor, 2025

Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, Rama ka ndarë edhe foto nga Berlini, ku në krah të...

Lexo më shumë

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
24 Tetor, 2025

Rreth 4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë katolikë në Itali në raste të raportuara që nga viti 2020, sipas një...

Lexo më shumë

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
24 Tetor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ishte i ftuar mbrëmjen e së enjtes në RTS, ku foli për çështjet më të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com