Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

KE: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor përtej pritjeve

2021/11/12 at 12:15 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
KE: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor përtej pritjeve

Vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që kanë statusin e vendit kandidat, do të kenë këtë vit rritje më të madhe ekonomike sesa që pritej, parashihet në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” të Komisionit Evropian.


Njëlloj sikur edhe në vendet e BE-së edhe në këto shtete të rajonit rritja ka marrë hov në tre tremujorët e këtij viti dhe ka ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike.

Pas rënies së madhe vitin e kaluar për shkak të pasojave të pandemisë, edhe vendet e rajonit shumë shpejt, disa edhe para fundit të këtij viti, do të jenë në nivelin që kishin para pandemisë, pra në vitin 2019.

Çka ndikoi te rritja ekonomike?

Në vendet si Shqipëria dhe Mali i Zi, kontributin më të madh në rritjen ekonomike përmbi parashikimet e mëhershme e ka pasur sezoni jashtëzakonisht i suksesshëm turistik. Në rastin e Shqipërisë, kryesisht, ka ndikuar ardhja e numrit të madh të turistëve nga vendet fqinje, por edhe investimet publike.

Në vendet si Serbia dhe Maqedonia e Veriut shtytësi kryesor i rritjes ekonomike ka qenë rritja e shpenzimeve të familjeve dhe e kërkesave. Në rastin e Serbisë kontribut të madh në rritjen ekonomike kanë pasur edhe investimet e mëdha publike në projektet e infrastrukturës.

Sipas parashikimeve të Komisionit Evropian të përfshira në raportin e “Prognozave ekonomike vjeshtore” rritjen më të madhe të Bruto Prodhimit Vendor për këtë vit do ta ketë Mali i Zi, i cili në nivel vjetor pritet të këtë rritje prej 10,7 për qind. Parashikimet për Mali e Zi për vitin 2022 janë për një rritje prej 6,4 për qind, ndërsa për vitin 2023 rritja pritet të jetë 3,2 për qind.

Shqipëria pritet të shënojë rritje prej 6,9 për qind këtë vit. Vitin e ardhshëm do të ketë rritje prej 3,7 për qind, ndërsa në vitin 2023 rritje prej 3,6 për qind.

Rritja ekonomike për Serbinë këtë vit nga Komisioni Evropian parashikohet të jetë 6,7 për qind, në vitin 2022 rritja do të jetë 4,3 për qind dhe në të njëjtin nivel, pra 4,3 për qind, të jetë edhe në vitin 2023.

Komisioni Evropian për Maqedoninë e Veriut ka prognozuar rritje prej 4 për qind këtë vit, ndërsa 3,9 për qind vitin e ardhshëm dhe 3,3 për qind në vitin 2023.

BERZH: Kosova pritet të shënojë rritje të BPV-së

Një person duke blerë gjësende në një treg në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Odat ekonomike kanë paralajmëruar se si pasojë e rritjes së çmimeve të energjisë, do të rriten edhe çmimet për produktet ushqimore.

Komisioni Evropian nuk e ka përfshirë në raportin e tij Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën pasi ato nuk e kanë statusin e vendit kandidat. Por, javën e shkuar Banka Evropiane për Rindërtim e Zhvillim (BERZH), ka publikuar parashikimet e saj që tregojnë se edhe Bosnja e Hercegovina dhe Kosova do të kenë një rritje të madhe ekonomike.

Kosova pritet që këtë vit, sipas BERZH-it, të ketë rritje të Bruto Prodhimit Vendor prej 7,7 për qind. Bosnja e Hercegovina do të ketë rritje prej 5,5 për qind.

Për krahasim, në nivelin e 27 vendeve të BE-së rritja ekonomike mesatare për këtë vit parashihet të jetë 5,5 për qind. Irlanda me 14,6 për qind, Estonia me 9 për qind dhe Kroacia me 8,1 për qind pritet të ketë rritjen më të madhe ekonomike. Situata e favorshme në vendet e BE-së, që janë edhe partnerët kryesorë tregtarë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka ndihmuar edhe në rritjen ekonomike në Ballkan.

Komisioni Evropian ka parashikuar edhe rrezikun për rritjen ekonomike, që kryesisht ka të bëjë me pandeminë. Niveli relativisht i ulët i vaksinimit në vendet e rajonit lë akoma të hapur mundësinë për rritje të infektimeve dhe si pasojë edhe të masave të reja të kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes. Kjo do të kishte ndikim negativ edhe në ekonomi, sidomos në vendet që varen shumë nga turizmi, udhëtimet dhe sektori i hotelerisë. Prandaj, rritja e numrit të qytetarëve të vaksinuar lidhet edhe me sigurimin e një rritjeje të qëndrueshme ekonomike në rajon.

Pavarësisht rritjes së madhe ekonomike, vendet e rajonit vazhdojnë të vuajnë nga niveli i lartë i papunësisë, që është shumë mbi mesataren e Bashkimit Evropian. Përderisa mesatarja në BE është 7 për qind, të gjitha vendet e rajonit e kanë nivelin e papunësisë mbi 10 për qind, pavarësisht zbutjes së papunësisë që pritet deri në fund të këtij viti.

Vendet e rajonit janë larg nga mesatarja e BE-së për nga fuqia e ekonomive të tyre. Asnjë nga këto vende nuk e arrin nivelin prej 50 për qind të mesatares së Bashkimit Evropian.

Sipas shifrave të Entit të Statistikave të Bashkimit Evropian, EUROSTAT, Mali i zi ka Bruto Prodhimin Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse në nivelin prej 46 për qind të mesatares së 27 vendeve të BE-së.

Serbia ka 43 për qind, Maqedonia e Veriut 38 për qind, Bosnja e Hercegovina 33 për qind, Shqipëria 31 për qind, ndërsa Kosova vazhdon të jetë e fundit me nivelin e Bruto Prodhimit Vendor për kokë banori sipas fuqisë blerëse prej vetëm 21 për qind krahasuar me mesataren e BE-së.

Vendi më i varfër anëtar i BE-së, Bullgaria ka nivelin prej 55 për qind të mesatares së BE-së ndërsa Kroacia 64 për qind.

Komisioni Evropian edhe në raportet e fundit të progresit ka tërhequr vërejtjen se vendet e rajonit duhet të bëjnë më shumë reforma, sidomos në administratën publike, prokurimin publik dhe sundimin e ligjit, për të tërhequr më shumë investime të huaja dhe me këtë të sigurojnë rritje të qëndrueshme ekonomike që do të ndihmonte në zvogëlimin e hendekut me BE-në./REL

Etiketa: ballkani perendimorkerritje ekonomike


Ju sugjerojmë

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
Bota

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

21 Nëntor, 2025 7:13 pm
Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
Aktualitet

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

21 Nëntor, 2025 6:28 pm
Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
Bota

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

21 Nëntor, 2025 5:24 pm
Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
Kryesore

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

21 Nëntor, 2025 4:08 pm
“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë
Kryesore

“Zgjedhjet ishin të lira”, Bardhi sulmon Marta Kos: U bë zëdhënëse e qeverisë

21 Nëntor, 2025 4:06 pm
Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…
Sport

Ish-mbrojtësi Milanit: Më shumë flitej për mua se për Ronaldon, periudhë e errët…

21 Nëntor, 2025 3:16 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Politikë

Deklaratat për Ballukun, Berisha-Ramës: Edvin, asgjë në botë nuk të shpëton

21 Nëntor, 2025 2:24 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese

21 Nëntor, 2025 2:20 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

U pezullua nga detyra dhe iu bllokua pasaporta, nesër GJKKO merr në pyetje Ballukun

21 Nëntor, 2025 1:45 pm
Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës
Politikë

Kos pyetet për Ballukun: E rëndësishme të ndiqet vendimi i gjykatës

21 Nëntor, 2025 1:13 pm
Para
Zbulohet një variant i ri i Covid-19 në Francë, shumë i ndryshëm nga të tjerët

Zbulohet një variant i ri i Covid-19 në Francë, shumë i ndryshëm nga të tjerët

Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për Planetin!

Vodafone Albania mbështet misionin: Së bashku për Planetin!

Austria në prag të futjes së miliona njerëzve në izolim, janë të pavaksinuar

Austria në prag të futjes së miliona njerëzve në izolim, janë të pavaksinuar
















TE FUNDIT

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump

Liderët evropianë po punojnë për një kundërpropozim ndaj planit të Trump
21 Nëntor, 2025

Liderët evropianë po punojnë për një “kundërpropozim” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke ndërtuar një plan paqeje të...

Lexo më shumë

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile

Moti i keq në Gjirokastër, Vengu kërkon mbledhjen e Emergjencave Civile
21 Nëntor, 2025

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka kërkuar mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile për Qarkun Gjirokastër. Takimi do zhvillohet në...

Lexo më shumë

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese

Emigrantët, qeveria britanike merr masa të reja shtrënguese
21 Nëntor, 2025

Me një energji super-turbo që nga analistët justifikohet me presionin sa nga partia pro-Brexit e Nigel Farage, e cila është...

Lexo më shumë

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri

Berisha dhe deputetët e PD në Brazil: Do paraqesim gjendjen dramatike në Shqipëri
21 Nëntor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi pjesëmarrjen e tij së bashku me deputetët Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com