Nga Selim Belortaja
Janë zhbiriluar tashmë “shkencërisht” të gjitha format e korrupsionit: korruptimi i politikës dhe administratës prej krimit; i të dyjave prej biznesit hileqar; i shërbyesit publik prej konsumatorëve (të detyruar apo mësuar ..t’i bien shkurt), etj.
Me përjashtim të njërës: korruptimi i shefave prej ..vartësve!! Ka disa “vartës legjendarë” që ndër vite e dekada ..janë bërë supermjeshtra në korruptimin e ..eprorëve! Janë këta që përçojnë brez pas brezi gjithë filozofinë korruptive.
Që kujdesen të ruajnë sistemin korruptiv. S’ka rëndësi se ..u ndrrua shefi!! Apo qeveria!
Punë e madhe!
Sërisht këta kujdesen që “sistemi” të mos cënohet në mekanizmin e vet!
Kanë aftësinë ta ..rigjallërojnë atë ..me sukses të plotë! Them se kjo formë ..meriton një studim më të thelluar.