Ditën e sotme kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka paraqitur 4 pikat që sipas tij, do të zhvillojnë kryeqytetit.
Veliaj deklaroi se plani me 4 pika do të bazohet te urbanizimi, fondi për Bujqësinë, bonusi i strehimit dhe projekti për çerdhe e kopshte brenda institucioneve.
Kemi pasur nga të gjithë ju me të drejtë ankesa për investimet në komunitet. Dhe sot mund të themi po. Kemi për të propozuar 300 km katrorë asfalt për të gjithë hapësirat urbane të Tiranës. Kemi mbledhur të gjithë qindarkat ne kemi propozuar të shfrytëzojmë ë këtë fond këtë projekt gjigant që janë 300 km katrorë asfaltim. Tirana do të jetë në të gjithë territorin me ekskavator, me rrula dhe asfalt por është e vetmja mënyrë sesi ta sjellim Tiranën në terezi pas gjithë këtyre që kaluam.
Planet:
– Projekt i urbanizimit dhe asfaltimit
– Fondi i AZHBRS për bujqësinë
– Bonusi i strehimit
– Një projekt simbolik pilot me bankë të nivelit të dytë që ka krijuar për herë të [parë çerdhe brenda institucionit dhe thirrja ime sot është për kompanitë celulare dhe bankat e mëdha, nuk është sevap që pasja e çerdhes dhe e kopshtit është më efecientë dhe biznes i mrekullueshëm, pra çerdhe brenda një institucioni.’- tha Veliaj.