Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kat pa leje, Veliaj: Bashës të hënën i shkon gjoba dhe vendimi për prishje

2018/12/21 at 7:57 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kat pa leje, Veliaj: Bashës të hënën i shkon gjoba dhe vendimi për prishje

I gjendur nën akuzat e PD-së për devijim të planit urbanistik për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego, kryebashkiaku Erion Veliaj ka nisur sulmin ndaj Lulzim Bashës për çështjen e një kati shtesë mbi apartamentin e tij. Veliaj tha sot në mbledhje të Këshillit Bashkiak se Lulzim Basha i ka dhënë leje vetes për ndërtimin e një kati mbi apartamentin e tij pa paguar taksa, kur drejtonte bashkinë e kryeqytetit. Ai ka paralajmëruar se do ta gjobisë për këtë gjë dhe do të kërkojë prishjen e ndërtimit.

“Për ata që nuk e dinë si duket një leje ndërtimi, po sjell për shembull lejen që Lulzim Basha i dha vetes së vet, që të kuptojnë edhe qytetarët si duket një leje. Kryetari i bashkisë i jep leje vetes së vet që nga kati i 12 të shkojë në kat të 13. Ju e keni parë që Luli kur nuk vinte në Bashki ia delegonte të gjitha Enos, por për këtë leje s’kishte besim, këtë të vetën duhet ta firmoste patjetër vetë. Dhe shiko çfarë thotë leja: Leje zhvillimore ndërtimi për strukturën shtesë 1 kat mbi strukturën 12 kate në pronë të zonjës Aurela Isufi dhe Lulzim Basha. Në vendndodhje Skerdilajd Llagami dhe shoqëria që ndërton Arkimed International. Sipërfaqe e pronës që shtohet 203 m2. Vëllimi që shtohet 323 m3 mbi katin e 12. Më thoni një tjetër njeri që ka marrë dot leje nga kjo bashki të ndërtojë kat të 13 mbi një leje të ezauruar”, deklaroi Veliaj.

Më tej kryebashkiaku paralajmëroi vendim për prishje të katit shtesë.

“Sigurisht, të hënën i shkon gjoba, vendimi për prishje dhe kallëzimi në prokurori, patjetër. Por nga pamjet me dron skica, pallati ka formë kryq dhe ka shtuar katër dhoma. Njeriu që do të bëhet kryeministri i Shqipërisë ndërton pa leje,” tha kryebashkiaku.

Ajo që Erion Veliaj nuk thotë dot është se përse priti deri më tani për t’u marrë me këtë çështje? Ka 4 vjet në Bashkinë e Tiranës dhe do duhej të merrte masat për Bashën nëse është ashtu siç ai thotë se ka ndërtuar pa leje dhe nuk ka paguar taksat. Fakti që e nxjerr pikërisht tani, kur Veliaj është nën akuzë për devijim të planit urbanistik të Tiranës për të favorizuar biznesmenin Edmond Bego, e kompromenton pozitën e tij si denoncues i paligjshmërisë. Erion Veliaj do duhej t’ia kishte prishur katin pa leje Lulzim Bashës me kohë, sepse ka 4 vjet si kryetar bashkie, jo të kujtohet tani si shiu pas të vjelave.

Etiketa: Bashagjobe dhe prishjekati pa lejeVeliaj

Ju sugjerojmë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
Aktualitet

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

1 Nëntor, 2025 11:34 am
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, e diela shpallet zi kombëtare

31 Tetor, 2025 9:31 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

Belinda Balluku paraqitet në SPAK

31 Tetor, 2025 3:21 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, Balla: U prehsh në paqe shef

31 Tetor, 2025 3:18 pm
Para
Veliaj sqaron deklaratën: Ja kë quajta shpellarë, shpronësimet 100%

PD: Veliaj në siklet nga akuzat për Begon, akuzon Bashën

Dëbimi i dy iranianëve, Meta: Aprovues ndaj reagimit të Tiranës zyrtare

Dëbimi i dy iranianëve, Meta: Aprovues ndaj reagimit të Tiranës zyrtare

Disa studiues pretendojnë se kanë gjetur qytetin e humbur të Atlantidës

Disa studiues pretendojnë se kanë gjetur qytetin e humbur të Atlantidës

TE FUNDIT

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg
1 Nëntor, 2025

Faruk Fatih Özer, i arrestuar më 30 gusht 2022 në Shqipëri, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet turke...

Lexo më shumë

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin

“Nuk e çaj kokën për ty”, çfarë ka deklaruar në gjykatë picieri që vrau kuzhinierin
1 Nëntor, 2025

“Ai nuk ka pasur asnjë punë me mua sepse nuk ishte shefi im, që të më jepte urdhra”. Këto mësohet...

Lexo më shumë

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar

Vrau babain me thikë, 25-vjeçari në gjykatë: Nuk e di kush e ka sulmuar
1 Nëntor, 2025

Gjykata e Durrësit ka vendosur arrest me burg për 25-vjeçarin Marjan Kodhelin, i dyshuar për vrasjen e babait të tij,...

Lexo më shumë

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon

Nga burgu tek qeverisja dhe martesa, Rama publikon video dedikim për Fatos Nanon
1 Nëntor, 2025

Një videokartolinë lamtumire e ka cilësuar Kryeministri Rama postimin e tij të fundit për liderin historik të Partisë Socialiste Fatos...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com