Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kastriot Dervishi i përgjigjet Veliaj: Tirana nuk u zgjodh kryeqytet më 1920 por më 1925

2017/01/08 at 1:03 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kastriot Dervishi i përgjigjet Veliaj: Tirana nuk u zgjodh kryeqytet më 1920 por më 1925

Ish-Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Brendshme Kastriot Dervishi i përgjigjur me një status në profilin e tij në fb konstatimit të bërë nga kryebashkiaku Erion Veliaj në emisionin “Xing” se Tirana u shpall kryeqytet në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Sipas Dervishit, kryetari i Bashkisë është i painformuar në këtë rast pasi vendimi për shpalljen e Tiranës kryeqyet u mor në vitin 1925 nga Ahmet Zogu atë kohë President i Shqipërisë.

Statusi i plotë

Kryetari i Bashkisë së sotme të Tiranës nuk njeh faktin më të thjeshtë të kryeqytetit

Dje në darkë, kryetari i Bashkisë së Tiranës duke iu përgjigjur disa pyetjeve në një emision humoristik në Tv Klan, deklaroi se Tirana u shpall kryeqytet i Shqipërisë në kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Kongresi i atëhershëm në fakt nuk është marrë fare me çështjen e kryeqytetit. Kur qytetari nr.1 i një kryeqyteti nuk zotëron një informacion të tillë minimal (që për hir të së vërtetës gjendet në nivelin fillor të shkollës), emetimi i pasaktësive të këtij lloji bëhet i dëmshëm për publikun.

Kongresi i Lushnjës, i mbledhur më 21-31 janar 1920, në rolin e një asambleje kombëtare nuk diskutoi dhe as caktoi kryeqytetin e Shqipërisë sepse i tillë ishte Durrësi. Kongresi ishte mbledhur për çështje të tjera madhore. Kongresi mori disa vendime si dhe miratoi një kornizë kushtetuese të përkohshme si kanunorja, por në asnjë germë të vendimeve të tij, nuk u mor me çështjen e kryeqytetit. Pas mbarimit të punimeve të kongresit, Këshilli i Naltë dhe qeveria u nisën në Durrës ku do të vendoseshin dhe do ushtronin detyrat e tyre. Meqenëse Durrësi ishte i pushtuar forcat ushtarake italiane, këta nuk i lejuan institucionet e reja të hynin në këtë qytet. Të dy organet e larta bënë një mbledhje të përbashkët në Kavajë më 5 shkurt 1920, prej ku dolën me vendimin që të vendoseshin në Tiranë deri në zgjidhjen e çështjes së kryeqytetit. Si Këshilli i Naltë ashtu edhe qeveria nuk kishin tagër të caktonin kryeqytetin. Në këtë mënyrë, nga mbledhja e Kavajës, Tirana u bë kryeqytet i përkohshëm. Dita kur Këshilli i Naltë dhe Këshilli i Ministrave hynë në Tiranë, pra më 11 shkurt 1920, është nisja e jetës së Tiranës si kryeqytet, por për këtë datë nuk është marrë asnjë lloj vendimi.

Çështja e kryeqytetit si dhe e formës së regjimit ishin në qendër të fushatës zgjedhore të vitit 1923. Forcat politike të kësaj kohe kishin në programet e tyre që kryeqyteti i vendit të ishte një nga këto qytete: Shkodra, Tirana, Vlora dhe Elbasani. Ndërkohë Durrësi vazhdonte të ishte juridikisht kryeqytet i vendit. Përfundimisht kryeqytetin e vendosi Ahmet Zogu dhe forca e tij politike, e cila në Kuvendin Kombëtar miratoi kushtetutën e Republikës Shqiptare të vitit 1925. Ky është akti i parë zyrtar i caktimit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë.

Ju sugjerojmë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Para
E fundit/ Sulm terrorist në Jeruzalem, atentatori shtyp turmën me kamion

E fundit/ Sulm terrorist në Jeruzalem, atentatori shtyp turmën me kamion

E fundit/ Ngjitet të kontrollojë depozitën e ujit, bie nga taraca e pallatit

E fundit/ Ngjitet të kontrollojë depozitën e ujit, bie nga taraca e pallatit

Mes lotëve, Kim Kardashian tregon si e grabiten në Paris

Mes lotëve, Kim Kardashian tregon si e grabiten në Paris

TE FUNDIT

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Theu xhamin e një automjeti dhe i mori me dhunë drejtuesit të automjetit çantën, ku brenda saj kishte një sasi...

Lexo më shumë

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane i kanë dhënë Bullgarisë dritën jeshile për të adoptuar monedhën euro që nga fillimi...

Lexo më shumë

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
8 Qershor, 2025

Policia e Korçës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur në fshatin Goskovë më datë 04.12.2023. Si rezultat i veprimeve hetimore të...

Lexo më shumë

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
8 Qershor, 2025

Komisioni Evropian ka dhënë dritën jeshile për hapjen e dy grupkapitujve të fundit të negociatave, atij për agjendën e gjelbër,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com