Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të shqyrtojë çështjen e vulës së PD në themel.
Mësohet se gjykata ka marrë vendimin që kërkesa e bërë nga përfaqësuesi i Berishës, Ivi Kaso për përjashtimin e Alibeajt nga gjyqi për vulën, të jepet pasi të bëhet gjykimi në themel i çështjes.
Sipas gjykatës kërkesa paraprake e bërë nga Ivi Kaso, është në thelbin e saj e ngjashme me ankimin e themelit dhe ndaj përgjigjja për këtë kërkesë do të jepet në vendimin përfundimtar.
Nëse pranohej kërkesa e përfaqësuesit të Berishës, që Alibeaj të jetë palë në proces, atëherë çështja pushohej automatikisht dhe mbetet në fuqi vendimi i gjyqtarit Agron Zhukri.
“Në kundërshtim me ligjin, Enkeleid Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muca e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkeleid Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit”, kërkoi Kaso në nisje të seancës.