Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karantina rriti shërbimin jo universal postar me 63.5%

2020/09/10 at 7:58 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Karantina rriti shërbimin jo universal postar me 63.5%

Kufizimi i lëvizjes gjatë periudhës së karantinës që përkoi me periudhën mars-maj bëri që një pjesë e bizneseve të zgjidhnin shërbimin postar për të dërguar pranë klientit porositë e tyre.

Të dhënat zyrtare të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare  (AKEP) për tremujorin e dytë tregon një rritje të dukshme të shërbimit jouniversal postar në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në prill-qershor dërgesat përmes shërbimit jo universal postar ishin mbi 817 mijë, me një rritje 63.5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar. Shërbimi jo universal postar përfshin dërgesat brenda vendit por edhe jashtë vendi dhe cilësohet si i tillë pasi nuk ka kriter ofrimin e çmimeve të përballueshme për të gjithë sikurse ndodh tek shërbimi universal postar.

Nga totali i dërgesave përmes shërbimit jo universal postar pjesën më të madhe të tyre e zënë ofruesit e tjerë me mbi 495 mijë objekte të dërguara. Gjithsesi në këtë treg edhe Posta Shqiptare ka rritur peshën e saj duke zënë 44 për qind të tij nga 39 për qind që zinte një vit më parë.

Ajo që bie në sy është edhe rritja e shërbimit ekspres që ka të bërë me shpërndarjen derë më derë të objekteve postare në një afat të shkurtër. Ky shërbim u rrit me 24.5 për qind në raport me tremujorin e dytë të vitit 2019.

“Shërbimi ekspres brenda vendit për Postën Shqiptare dhe ofruesit e tjerë së bashku është në vlerat 877,472 objekte postare ose 93%, dhe shërbimi postar ekspres ndërkombëtar në vlerën 65,786 objekte postare ose 7%.

Përsa i përket postës ndërkombëtare në shërbimin ekspres, sasia e objekteve hyrëse nga jashtë vendit dhe të shpërndara në Shqipëri paraqitet në vlerën 40,055 objekte postare, shifër kjo dukshëm më e madhe se sasia e objekteve postare të pranuara në Shqipëri dhe të dërguara jashtë vendit në vlerë 25,731 objekte” thuhet në raportin për shërbimet postare publikuar nga AKEP.

Por pavarësisht rritjes së dy shërbimeve të mësipërme ajo që bie në sy është rënia e shërbimit universal postar. Objektet postare në këtë shërbim ishin mbi 4.8 milionë me një rënie 18.5 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo lidhet sërish me pjesën e karantinës ku një pjesë e dërgesave që kryhen përmes këtij shërbimi bëhet nga administrata publike drejt qytetarëve për çështje të lidhura me procedura të caktuara për legalizmin e dokumenteve të ndryshëm./ Monitor

Burimi: AKEP

Ju sugjerojmë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Para
“Trump minimizoi qëllimisht kërcënimin e koronavirusit”

"Trump minimizoi qëllimisht kërcënimin e koronavirusit"

COVID-19 në Indi, 95 735 raste të reja në 24 orët e fundit

COVID-19 në Indi, 95 735 raste të reja në 24 orët e fundit

OBSH: Vaksina antiCovid nuk do të mbërrijë te të gjithë para 2022

OBSH: Vaksina antiCovid nuk do të mbërrijë te të gjithë para 2022

TE FUNDIT

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
7 Shkurt, 2026

Tentoi të merrte me dhunë, nën kërcënimin e thikës, shuma parash në filialin e Postës Shqiptare dhe në një subjekt...

Lexo më shumë

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
7 Shkurt, 2026

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar të enjten se diplomacia është zgjedhja e parë e presidentit amerikan Donald Trump për përballjen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com