Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Karakaçi i përgjigjet opozitës në Kuvend: Nuk kemi mungesë karburantesh

2026/05/07 at 1:38 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Karakaçi i përgjigjet opozitës në Kuvend: Nuk kemi mungesë karburantesh

Shqipëria nuk rrezikohet nga mungesa e furnizimit me hidrokarbure. Kështu u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Enea Karakaçi gjatë interpelancës në Kuvend, të kërkuar nga deputeti demokrat Enno Bozdo. Sipas tij qeveria po punon për një kuadër të ri ligjor që synon kalimin e menaxhimit të rezervës së sigurisë nga operatorët tregtarë tek institucionet shtetërore.


“Për qeverinë shqiptare, siguria energjetike është shumë e rëndësishme, sepse është pjesë e sigurisë kombëtare. Masat e marra janë shumëplanëshe dhe është ngritur Bordi i Transparencës që mbron konsumatorin final”, u shpreh Karakaçi.

Ai tha se është ngritur një grup pune për verifikime në terren mbi rezervat e sigurisë në shoqëritë e tregtimit të hidrokarbureve, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

“Është ngritur grupi i punës që ka për detyrë të kryejë verifikimin në terren për të gjitha kompanitë. Rezerva e hidrokarbureve nuk bëhet më nga shoqëritë tregtare, por nga agjencitë shtetërore. Rezervat janë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sa i përket planit afatgjatë, tashmë është publikuar plani për rezervën hidrokarbure. Është një draft i konsultuar dhe i dakordësuar me BE që vendos një standard të ri për Shqipërinë sepse rezerva menaxhohet nga agjencitë shtetërore. Rezervat përdoren kur ka mungesa në treg. Qeveria siguron se nuk ka pasur pengesa në furnizim dhe vendi ynë nuk është i ekspozuar ndaj rrezikut. Sa i përket akuzës për mungesë transparence, është politike dhe s’i përgjigjet realitetit sepse jemi ulur me të gjitha grupet e interesit dhe kemi diskutuar për situatën”, tha ministri.

Karakaçi njoftoi gjithashtu se javën e ardhshme do të hyjë në fuqi plani i masave për transportin publik urban dhe interurban, pas konsultimeve me grupet e interesit.

Teksa kërkoi ulje të çmimit të naftës, Bozdo i tha Karakaçit se nuk u përgjigj nëse ka apo jo rezervë sigurie. Sa për mungesën e rrezikut, tha se si vend anëtar i NATO-s, Shqipëria mund të bëhet pjesë e konfliktit.

“Keni 90 ditë porosi për konsum. Çështja është a kemi apo jo rezervë sigurie. Keni çuar inspektoratin tuaj dhe i keni dhënë letrat dhe u keni thënë firmosni që keni kaq dhe mbyllet kjo histori. Tani që u hodh çështja që na duhet një rezervë sigurie, keni kontaktuar gjithë grosistët e naftës dhe keni thënë që flisni me Ron Yeffet që s’i mjaftojnë 300 mln euro e KAYO-s. Ne jemi barsaletë, jo vend serioz, një vend që mund të përfshihet në konflikt se mund të përfshihet NATO. Ata që ju kanë gënjyer duhet të përballen me ligjin dhe ata që s’janë bindur, duhet të përgjigjen para ligjit se kemi të bëjmë me një çështje që prek sigurinë tonë kombëtare”, tha Bozdo.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i futët thikën pas shpine integrimit

Raporti i PE/ Berisha: Me votën për Ballukun, i futët thikën pas shpine integrimit

Helmimi i studentëve të Policisë, administratori i Akademisë: Ushqimi vjen i gatshëm

Helmimi i studentëve të Policisë, administratori i Akademisë: Ushqimi vjen i gatshëm

Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë

Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}