Një person është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit, pasi i janë sekuestruar një arsenal armësh.
Sipas “ABC”, personi i arrestuar që posedonte armë ishte duke u futur në Shqipëri nëpërmjet pikës kufitare të portit të Durrësit.
Gjatë kontrollit të autoriteteve, i janë gjetur të fshehura në një automjet një snajper, një shotgan dhe një pistoletë.