Një i shumëkërkuar nga Policia Italiane, ndalohet në Kakavije teksa është kthyer nga autoritetet policore greke në cilësinë e deportivit.
Julian Zeqaj është 36-vjeçari nga Fieri, i ndaluar sot në orët e mëngjesit në Pikën Kufitare të Kakavijes teksa ishte duke hyrë në territorin shqiptar.
Të njëjtat burime, kanë specifikuar për gazetën se Zeqaj, rezulton person i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane e Torinos pasi është dënuar në mungesë me 4.5 vjet burg.
Zeqaj është shpallur fajtor nga Gjykata e Torinos për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë të kryer në bashkëpunim, raporton panorama.
Zeqaj është paraqitur në Kakavije në cilësinë e personit “Deportiv”, nga
Policia Greke dhe pasi ka dhënë gjeneralitetet është zbuluar përmes të të dhënave të sistemit TIMS, se 36 vjecari, rezulton person i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana.
Kjo pasi Gjykata e Torinos në Itali, me vendim nr. 2037/07 datë 11.05.2007, e ka dënuar me 4.5 vjet burg për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë të kryer në bashkëpunim.