Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidati i Bindjes: PS mbushi kutitë! Voltana Ademi: Ne kemi video

2019/07/02 at 9:43 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kandidati i Bindjes: PS mbushi kutitë! Voltana Ademi: Ne kemi video

Ajo që prej ditësh po pretendohet nga opozita, se kutitë e votimeve janë mbushur, duket se do të jetë dhe beteja e radhës.  Prokuroria e Përgjithshme njoftoi mbrëmjen e së martës regjistrimin e një procedimi penal si dhe të disa kallëzimeve që pretendojnë për krime zgjedhore më 30 qershor, të cilat përfshijnë nga dyshimet për falsifikim të materialeve zgjedhore deri te akuzat për pengim të zgjedhësve.

Çështja më serioze lidhet me akuzën e “falsifikimit të materialit zgjedhor”, për të cilën prokuroria e Kurbinit ka regjistruar tashmë procedimin penal me nr.228, datë 1.07.2019, i nisur nga denoncimi i kandidatit të Bindjes Demokratike për Bashkinë e Kurbinit, Edmond Piroli.

Sipas prokurorisë, kandidati pretendon se anëtarët e komisionit të dy qendrave të votimit në fshatin Fushë-Kuqe kanë futur fletë votimi shtesë në kutitë e votimit dhe kanë nënshkruar në emër të zgjedhësve, pa qenë këta të fundit prezentë. Duke iu referuar kallëzuesit, Prokuroria deklaron se manipulimi pretendohet të ketë ndodhur në dy qendrat e votimit të vendosura në ambientin privat “Lokali i shtetasit Vasil Ulaj”.

“Pretendohet të kenë votuar 6 shtetas, ndërkohë që në kutitë e votimit janë futur dhe gjenden rreth 60 fletë votimi në njërën kuti dhe rreth 120 fletë votimi në kutinë tjetër,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në këtë linjë, më tej shkon kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi. Në Abc Neës, ajo tha se disponon video të sakta të qendrave të votimit të cilat janë mbyllur me orë të tëra për të mbushur kutitë e votimit.

“Ne kemi dokumentim, video të sakta të Qendrave të Votimit për të kuptuar sa falsitet dhe sa komediane është ajo që proklamohet si rezultat i ashtuquajtur fitimtar. Kemi video të njerëzve që kanë shkuar për të votuar, është disa herë më i ulët se ajo që deklaron KQZ. Kemi fakte të Qendrave të Votimit ku janë mbyllur dyert me orë të tëra dhe mbushnin kutitë e votimit”. Ajo u bëri thirrje anëtarëve të KQZ që të përballen me vetëdijen që u takon për të mos u përballur nesër me padi penale.

Pjesë nga biseda në studio

Nano: Nëse jeni në gjendje ta provoni, ky është lajm

Ademi: Mund t’ju dërgoj videot dhe t’i shihni.

Nano: Po videot çfarë kanë?

Ademi: Janë Qendra Votimi të mbyllura dyert, ku komisonerët kanë dalë nga ora 9 pa 20 e darkës te ambulanca në qendër të Shkodrës.

Nano: Mua do më kesh në krahun tënd, kjo akuzë është e rëndë. Dua të marr vesh nëse po hidhni baltë apo po thoni të vërtetën.

Ademi: Mjafton të verifikojmë edhe firmat e hedhura, mjafton të verifikojmë sistemin TIMS. Besoj që kjo duhet të bëhet. Këtë po i kërkoj edhe KQZ-së. Vlen për të gjithë pavarësisht çfarë përfaqësojnë aty./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
Bota

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

5 Qershor, 2025 10:28 pm
A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
-U tha në Opinion

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

5 Qershor, 2025 9:52 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

5 Qershor, 2025 9:50 pm
Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

5 Qershor, 2025 9:36 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet

5 Qershor, 2025 9:16 pm
Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!
Politikë

Tritan Shehu: Procesi i votimit është manipuluar tërësisht!

5 Qershor, 2025 8:57 pm
Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar
Sport

Dueli me Serbinë/ Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i veçuar

5 Qershor, 2025 8:47 pm
Ukraina godet bazën raketore të Rusisë
Bota

Ukraina godet bazën raketore të Rusisë

5 Qershor, 2025 8:40 pm
Sherr mes të rinjve në Konispol, dy prej tyre në gjendje të rëndë
Aktualitet

Aksident i rëndë në Burrel, 6 të lënduar nga përplasja e dy makinave

5 Qershor, 2025 8:23 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Para
“Ilir Meta është një luan në politikën shqiptare”

“Ilir Meta është një luan në politikën shqiptare”

Ministri i përgjigjet Metës: Je bërë për të qeshur, zgjedhjet kanë mbaruar

Ministri i përgjigjet Metës: Je bërë për të qeshur, zgjedhjet kanë mbaruar

“S’do lëshojnë zyrat”, Salianji sherr me Shalsin: Se mbajte premtimin…

“S’do lëshojnë zyrat”, Salianji sherr me Shalsin: Se mbajte premtimin...

TE FUNDIT

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë
5 Qershor, 2025

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka...

Lexo më shumë

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri

A rrezikon mandati yt nga rinumërimi? Shehaj: Çdo gjë është e mundur në Shqipëri
5 Qershor, 2025

Agron Shehaj, kryetari i Partisë Mundësia, i pyetur nëse rrezikon mandati i tij si deputet në qarkun e Tiranës, pas...

Lexo më shumë

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein

Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
5 Qershor, 2025

Në një deklaratë të fundit publike që po bën bujë në rrjetet sociale, Elon Musk ka hedhur akuza të rënda...

Lexo më shumë

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!

Belind Këlliçi në Opinion: Pretendojmë mandatin e 14 në Tiranë!
5 Qershor, 2025

Ditë e sotme, KAS vendosi që të rinumërohen votat e Tiranës, pas kërkesës së kandidatit të PD, Asllan Dogjani. Për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com