-U tha në Opinion

Ministri i përgjigjet Metës: Je bërë për të qeshur, zgjedhjet kanë mbaruar


               Publikuar në : 22:23 - 02/07/19 |
geliano fataj

Për të qeshur dhe për të qarë e ka cilësuar, ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, deklaratën e presidentit Ilir Meta.  Në emisionin Opinion, duke iu referuar dhe dekretit të ri për zgjedhje lokale në 13 tetor, ai tha se zgjedhjet lokale tashmë kanë mbaruar.

“E para që zgjedhjet vendore, nëse nuk e di duhet ta mësojë që kanë përfunduar. Tani presim shpalljen e rezultate zyrtare. Zgjedhjet vendore kanë mbaruar, ajo që duhet të ndodhte është që ftesës sonë për dialog për reformën zgjedhore duhet t’i përgjigjeshin. Palët të ulen duke mos vendosur më kushte, duhet vazhduar me reformën në drejtësi”, tha ai.

Sipas tij vendi nuk është në krizë.

“Kjo është një krizë e stisur politike, nuk është një krizë që ka rrënjë ka taban, është kriza e disa personazheve politikë. Ajo që dua të them është se u stis një krizë politike, bënë një akt të paprecedentë duke dalë nga parlamenti. Presidenti sot doli haptas, nuk përfaqëson më unitetin kombëtar. Është palë, madje një palë por kryeson një aksion opozitar. Do ishte më e ndershme të kishte dalë e të kishte thënë unë do vesh kostumin e opozitës”./ Opinion.al

Pas