Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kandidat për të drejtuar Dhomën e Përfaqësuesve/ Kush është Jim Jordan?

2023/10/14 at 9:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kandidat për të drejtuar Dhomën e Përfaqësuesve/ Kush është Jim Jordan?

Ligjvënësit republikanë zgjodhën përmes një votimi të premten, Jim Jordan si kandidatin e tyre të ri për të marrë kryesimin e Dhomës së Përfaqësuesve, një aleat i ngushtë i republikanit Donald Trump që po kërkon të rimarrë postin e presidentit në zgjedhjet e vitit 2024.

Zgjedhja e Jordan, një nga themeluesit e Grupit për Lirinë, do ta vendoste linjën e ashpër konservatore në një pozitë qendrore të udhëheqjes në vend.

Një numër i madh mbështetësish të profilit të lartë, përfshirë komentatorin Sean Hanity të kanalit televiziv Fox News, u bënë trysni publike ligjvënësve që ta mbështesin zotin Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve pas shkarkimit të republikanit Kevin McCarthy nga ky post.

Ligjvënësi nga Ohajo, Jim Jordan, do të përpiqet të bashkojë republikanët e përçarë që kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve përpara një votimi të përgjithshëm, i cili mund të shtyhet për javën që vjen. Republikanët votuan 124-81 për të emëruar ligjvënësin Jordan në postin e lartë të Kongresit amerikan.

“Unë mendoj se Jordan-i do të bëjë një punë të shkëlqyer”, tha McCarthy përpara votimit.

”Duhet të vazhdojmë në rrugën e duhur”.

Beteja ka qenë e ashpër mes republikanëve të Dhomës së Përfaqësuesve për zgjedhjen e drejtuesit të partisë pas shkarkimit të paprecedentë të McCarthy nga një numër i vogël ligjvënësish të vijës së ashpër.

Ngërçi midis fraksioneve, tashmë në javën e dytë, e ka futur Dhomën e Përfaqësuesve në kaos, duke i ndalur të gjitha veprimet e organit legjislativ.

Vëmendja u përqendruar tek zoti Jordan, kryetar i Komisionit Juridik dhe themeluesi i Grupit të Lirisë, i përbërë nga ligjvënës të vijës së ashpër, pasi udhëheqësi i mazhorancës Steve Scalise hoqi dorë nga kandidatura e tij kur u bë e qartë se disa ligjvënës do të refuzonin të mbështesnin emërimin e tij. Por jo të gjithë republikanët e mbështesin kandidaturën e Jordan për të marrë drejtimin e Dhomës së Përfaqësuesve.

Jordan njihet për aleancën e tij të ngushtë me zotin Trump, veçanërisht kur presidenti i atëhershëm po përpiqej të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që u pasua me trazirat e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan.

Dhoma e Përfaqësuesve po hyn në javën e dytë pa një kryetar dhe në thelb nuk është në gjendje të funksionojë. Ndërkohë po rritet trysnia politike mbi republikanët për të ndryshuar kurs dhe për të rivendosur kontrollin e shumicës e për të siguruan funksionimin normal të Dhomës.

Një nga arsyet lidhet me buxhetin për të financuar qeverinë, gjë që nëse nuk ndodh, rrezikon mbylljen e saj brenda një muaji.

Ligjvënësit gjithashtu duan që Kongresi të bëjë një deklaratë të fortë mbështetjeje për Izraelin në luftën kundër Hamasit, por një rezolutë dypartiake është anashkaluar për shkak të ngërçit në Dhomën e Përfaqësuesve.

Po kështu, Shtëpia e Bardhë pritet të kërkojë së shpejti fonde për Izraelin, Ukrainën dhe mbushjen e rezervave amerikane me armë.

Demokratët kanë mbështetur udhëheqësin e tyre, Hakeem Jeffries, gjatë votimeve tjera për kryetar të Dhomës dhe pritet të veprojnë njësoj edhe kësaj radhe.

Një këshilltar i udhëheqësve demokratë, që foli me kusht që të mos i bëhej emri publik, tha se demokratët janë të gatshëm të mbështesin një kandidat kompromisi mes dy partive, por sipas tyre, republikanët nuk i kanë kontaktuar mbi këtë çështje./VOA


Etiketa: Dhoma e PërfaqësuesveJim Jordan


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Ishte me pushime në Shëngjin, humb jetën turistja nga Kosova

Aksident në Fier/ 31-vjeçarja përplas dy këmbësorë, dërgohen me urgjencë në spital

Modelja e OnlyFans bashkohet me forcat izraelite në luftën kundër Hamasit

Modelja e OnlyFans bashkohet me forcat izraelite në luftën kundër Hamasit

Të hënën zhvillohet Samiti i Berlinit në Tiranë, policia prezanton planin e masave

Të hënën zhvillohet Samiti i Berlinit në Tiranë, policia prezanton planin e masave
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}