Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kancelari gjerman shkon në Kiev dhe Moskë, në përpjekje për zbutjen e tensioneve

2022/02/13 at 4:50 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kancelari gjerman shkon në Kiev dhe Moskë, në përpjekje për zbutjen e tensioneve

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur.

Përpara vizitave të tij të para si kancelar në Kiev të hënën dhe Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus, zoti Scholz përsëriti paralajmërimin e tij ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

“Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha kancelari Scholz në parlamentin gjerman të premten.

Por ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve.

Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret “rezultate konkrete” nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.

Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.

Zoti Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t’i bërë ballë Rusisë./ VOA

Etiketa: gjermanirusiUkrain

Ju sugjerojmë

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
Kryesore

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

21 Nëntor, 2025 10:36 am
Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
Kryesore

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

21 Nëntor, 2025 10:32 am
Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
Bota

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

21 Nëntor, 2025 10:31 am
Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
Kryesore

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

21 Nëntor, 2025 9:42 am
Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa
Aktualitet

Vjosa vijon të mbetet në kuotë maksimale, përmbyten 10 banesa

21 Nëntor, 2025 9:40 am
Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”
Kryesore

Tirana pret samitin “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”

21 Nëntor, 2025 9:38 am
Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore
Aktualitet

Sarandë/ Çahet argjinatura e lumit Bistricë, përmbyten qindra hektarë tokë bujqësore

21 Nëntor, 2025 8:31 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi 21 nëntor 2025, zbuloni parashikimet e yjeve

21 Nëntor, 2025 8:27 am
Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Para
Frank-Walter Steinmeier rizgjidhet si president i Gjermanisë

Frank-Walter Steinmeier rizgjidhet si president i Gjermanisë

Policia bllokon skafin 4.5 metra, vihen nën hetim dy vëllezër në Sarandë

Policia bllokon skafin 4.5 metra, vihen nën hetim dy vëllezër në Sarandë

71 raste të reja me COVID-19, humb jetën një person

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i të infektuarve, humbin jetën 4 qytetarë

TE FUNDIT

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE

Samiti i Planit të Rritjes, Kos në Tiranë: Ballkani Perëndimor i përket BE
21 Nëntor, 2025

Komisionerja e BE, Marta Kos thotë se Ballkani Perëndimor i përket BE. Në fjalën e saj në samitin e Planit...

Lexo më shumë

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati

Rama: Nuk po kërkojmë lëmoshë nga BE, po tregojmë që jemi gati
21 Nëntor, 2025

Tirana ka pritur samitin e Growth Plan “Our Pathway to the EU”, tryeza mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneres...

Lexo më shumë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë

Polonia shpall masa të ashpra kundër Rusisë
21 Nëntor, 2025

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrjetin hekurudhor polak. "Nuk ishte një akt...

Lexo më shumë

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti

Rama pret liderët e Samitit të Planit të Rritjes, mes tyre Albin Kurti
21 Nëntor, 2025

Në Tiranë zhvillohet këtë të premte më 21 nëntor 2025, samiti rajonal “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE”, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com