Pas Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, në pjesën e dytë të Kongresit të PS, ka folur ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Spiropali foli për nismën e Këshillimit Kombëtar dhe tha se qeveria do të dëgjojë zërin e qytetarëve.
Teksa u ndal te legalizimi i kanabisit, Spiropali tha se do të hapet një front të ri pune.
“Luftën kundër kanabisit ne e kemi fituar e Shqipëria ka dalë nga harta e vendeve problematike në këtë drejtim. Për këtë shkak e shumë të tjera arye ne vëmë re që mbi 60 % e qytetrëve që janë përgjigjur, 309 mijë shqiptarë janë dakort që vendi të lejojë kultivimin, përpunimin e eksportimin e kontrolluar rreptësisht nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore por duke vijuar ta kriminalizojë atë për trafik apo përdorim vetjak. Shqiptarët gjykojnë në shumicë se një qasje e tillë do dekurajojë ilegalitetin dhe kriminalitetin e lidhur me këtë problem madhor jo vetëm shqiptar por dhe ndërkombëtar.Ne do e dëgjojmë zërin e tyre për legazilimin e kanabisit mjekësor dhe do hapim një front të ri pune dhe rritje ekonomike duke vënë në binarë ligjore e duke luftuar kriminalizimin e këtij fenomemni si kemi bërë deri më sot”./Opinion.al