Ndërsa ka folur për mediat në mbyllje të Kongresit të PS, kryeministri Rama është pyetur edhe në lidhje me legalizimin e kanabisit për përdorim personal. Duke ju referuar këshillimit kombëtar, Rama u shpreh: “Vitin tjetër do shtrojmë pyetjen, a doni të keni përdorimin vetjak, në atë gramaturën e vogël. Unë s’kam opinion. Tani, jemi shumë të qartë, nëse do të thonë shqiptarët që përdorimi personal të lejohet, na vjen keq për të gjallët që kanë vdekur, por do e bëjmë”./Opinion.al