Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tiranë, ku gruaja ka denoncuar burrin e saj për abuzim seksual.
Ngjarja ka ndodhur në Kamëz ku një 31-vjeçare raportoi në polici se është detyruar me dhunë nga bashkëshorti për të kryer marrëdhënie seksuale.
Policia ndaloi shtetasin 39-vjeçar me inicialet L.K. i cili tashmë do të përballet me dy akuza, ‘kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë’ dhe ‘kanosje’, raporton syri.net.
Ndërkohë, personi në fjalë nuk i ka pranuar akuzat. Madje është shprehur i habitur para policëve, i gjendur nën akuzë pasi kreu marrëdhënie me bashkëshorten e tij. Ai pretendon se nuk ka ushtruar dhunë.
Policia pritet të zbardhë të vërtetën mbi ngjarjen.