Një 56-vjeçar ditën e sotme ka hipur në mbikalimin e këmbësorëve në Kamëz dhe ka tentuar të hidhet.
Policia thotë në një njoftim për mediat se 56-vjeçari, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor është ndihmuar nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore.
“Më datë 23.11.2023, në Kamëz, ka hipur në mbikalimin e këmbësorëve dhe ka tentuar të hidhet, shtetasi 56 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.
56-vjeçari është ndihmuar nga shërbimet e Policisë dhe aktualisht po merr asistencë mjekësore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.