Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kamerat fiksuan lëvizjet, del foto e makinës “BMW” e atentatorëve në Memaliaj   

2024/07/22 at 3:48 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kamerat fiksuan lëvizjet, del foto e makinës “BMW” e atentatorëve në Memaliaj   

Ky është automjeti tip “BMW X5” me të cilën lëviznin autorët e vrasjes së 3-fishtë mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj, ku humbën jetën Shyqyri Kalemi, Gledian Muka dhe Marsel Çela dhe u plagos Artur Kalemi. 

Tv Klan ka siguruar këtë foto ekskluzive të fiksuar nga kamerat e një biznesi fare pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Fuoristrada ngjyrë e zezë me targa gjermane ndodhet vetëm 100 metra larg vendit ku personat që janë brenda saj do të zbraznin breshëritë e kallashnikovit në drejtim të Shyqyri Kalemit. 

Kjo pamje është fiksuar pak sekonda para se të kryhej ekzekutimi i trefishtë.  

Makina është kapur nga disa prej kamerave sigurie gjatë lëvizjes, si para dhe pas atentatit. Por pavarësisht kësaj, në asnjërën nga pamjet nuk shquhen qartësisht vrasësit. 

Për t’u mos identifikuar ata kanë qëlluar nga brenda makinës në drejtim të lokalit, ku çdo mbrëmje ulej 74-vjeçari Kalemi. 

Dyshimet janë se ai është monitoruar nga atentatorët, të cilët pasi zbrazën breshërinë e plumbave në drejtim të bar kafes u larguan drejt Mallakastrës, ku dogjën makinën dhe 3 kallashnikovët me të cilët kryen vrasjen, të cilat janë dërguar për ekzaminim. 

Policia ka marrë në pyetje mbi 20 persona dhe ka ushtruar kontrolle të shumta, por deri tani nuk ka mundur të bjerë në gjurmët e autorëve. 

Për zbulimin e tyre hetuesit po punojnë me pistën e hakmarrjes ndaj fisit Kalemi, sagë kjo që ka nisur prej vitit 2022, kur u ekzekutua me tritol nipi i Shyqyri Kalemit, Aleksandër Sadikaj. 

Prej asaj kohe e deri tani përplasja e fisit Kalemi me një tjetër familje ka vijuar, duke prodhuar të paktën 5 viktima e disa të plagosur në atentate, ku objektiv kanë qenë djemtë e 74-vjeçarit, Adriatik dhe Zamir Kalemi, të cilët kanë mundur të shpëtojnë. 

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Rey Manaj rikthehet te Sivasspor

Rey Manaj rikthehet te Sivasspor

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave shkon në mbi 39 mijë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë: Numri i viktimave shkon në mbi 39 mijë

Izraeli urdhëron evakuimin e një pjese të zonës humanitare të Gazës

Izraeli urdhëron evakuimin e një pjese të zonës humanitare të Gazës

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com