Zv/Presidentja e SHBA, Kamala Harris do të jetë edhe zyrtarisht sfidantja e Donald Trump në garën presidenciale të nëntorit, pasi ka marrë votëbesimin e delegatëve demokratë.
Harris mori zyrtarisht numrin e nevojshëm të votave nga delegatët për t’u bërë kandidatja e Partisë Demokratike për presidencën dhe e para grua nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë që pretendon postin.
Komitetit Kombëtar i Demokratëve bëri me dije se në votimin që u krye online, Harris mblodhi më shumë se gjysmën e votave të delegatëve.
Nëse ajo mposht Donald Trumpin, kandidatin republikan, në nëntor ajo do të ishte presidentja e parë femër e Amerikës.