Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

2025/06/29 at 5:52 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Kam shitur trupin!”, Ivana rrëfen momentet e tmerrshme

Një makth pa mbarim, një jetë ku betejat e forta, stërmunduese e kanë përplasur Ivanën duke ia lëkundur themelet. Historia e saj në “Ka Një Mesazh Për Ty” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan është reflektim i shumë grave e vajzave që kanë pasur të njëjtin fat, por pa mundur të rrëfehen me zë të lartë.


Pasi tezja e shiti te një tutor, pas një viti Ivana mësoi qëllimin e tij të vërtetë. Bashkëshortja e tij i zbuloi se në të vërtetë, do ta shfrytëzonin për prostitucion. Ivana vendosi t’ia mbathte bashkë me djalin, por s’mundi t’i shpëtonte dot fatit që e priste.

Ardit Gjebrea: Cili ishte qëllimi i tij?

Ivana: Thjesht të më merrte për jashtë shtetit, të bënte dokumentet e tij, të më bënte prostitutë. Ai kishte një grua shumë të mirë, kishte edhe një gocë shumë të mirë. Unë në fillim u prezantova si shoqja e tij, si mikesha e tij. Kemi fjetur në një vend, unë me gruan, vajzën e tij kam fjetur në një vend. Vajza e tij ishte origjinal si vajza ime sot, ngjasojnë shumë.

Ardit Gjebrea: Po ti, fole me të shoqen?

Ivana: Kur kaloi edhe një vit te shtëpia e tij, atëherë më tregon kjo mua, shprehet lirisht.

Ardit Gjebrea: Që?

Ivana: Unë e kam burrë, por ky të do për rrugë, ty nuk të merr për grua dhe unë u ndjeva pak si keq  sepse nuk i dija planet e tyre. Iki unë, largohem fshehurazi, shkoj fle te dërrasat prapë te “Zogu i Zi”. Flija përjashta.

Ardit Gjebrea: Me çunin me vete, gjithmonë.

Ivana: Dal, ishte kohë darke, dal për të blerë. Ky më ndjek me makinë, hijen e tij e kisha hap pas hapi.   Më kap zvarrë kështu, isha me gjithë djalin në krahë se nuk guxoja ta lija djalin vetëm, kisha frikë. Më  hip në makinë, e çon djalin te shtëpia e gruas së vet.

Ardit Gjebrea: Po ty?

Ivana: Mua më çoi te shtëpia me qira dhe aty më rreh dhe më thotë që unë të dua ty, por ti kot ike, more mendtë e njerëzve, unë nuk kam grua, unë ty do të të marr.

Pas dy tentativash për ta kaluar përmes kufirit, Ivana u gjend fillimisht në Greqi. Detyra ishte e qartë, e frikshme por nuk kishte zgjidhje tjetër.

Ivana: Më duhej të punoja aty, isha në Athinë.

Ardit Gjebrea: Çfarë pune?

Ivana: Të punoja, të shisja trupin tim me lekë. E kam bërë!

Ardit Gjebrea: Për sa kohë?

Ivana: Kam ndenjur gati një vit. Ai ia çonte lekët familjes së vet. Punova edhe me drogë, shisja drogë për të. Pas asaj gjëje, nuk i erdhi rezultati siç donte ai që të kishte shumë para dhe më çon për në Itali. Edhe atje të njëjtën gjë kam bërë. Vjen policia dhe këta na marrin në telefon, na thanë fshihuni se erdhi policia. Unë bëra sikur u fsheha në një lulishte dhe dola prapë se doja të dorëzohesha, e dija që ajo punë s’ishte për mua. Nuk isha e aftë të përballoja çdo lloj njeriu. Nuk isha e tillë.

Ardit Gjebrea: Cilat kanë qenë momentet më të tmerrshme të asaj pune? Më fal që të pyes.

Ivana: Momenti kur më kanë marrë, më kanë çuar në një vend që nuk dija rrugën, nuk dija italisht, më   mori një burrë, më rrahu, më mori edhe lekët, kisha gati 1500 euro, më rrahu mirë e mirë dhe më la në një cep shinash. Nuk e dija rrugën.

Ardit Gjebrea: Po ky nuk të mbronte?

Ivana: Jo, ai thjesht merrte paratë e tij, i interesonin paratë. Bënte sikur më mbronte, vinte vërdallë  me  makinë që të na ruante nga policia, por në situata të tilla jo.

Shkëputja nga ajo jetë erdhi ditën që iu dorëzua policisë. Ivana nuk tregoi kush ishte personi që ia kishte siguruar dokumentet dhe më pas erdhi lajmi se do të dënohej me tre vite burg.

Ardit Gjebrea: Si arrite të shkëputeshe, të shpëtoje? Ti sot nuk je më me të apo jo?

Ivana: Jo, nuk jam. Ishte momenti kur unë u dorëzova te policia. Më kapën, më mbajtën tre muaj në kamp. S’kisha kush të më sillte për të ngrënë, as për të pirë. Në Itali më mbajtën tre muaj, nga Italia më  sollën në Rinas. Më thoshin trego kush t’i ka bërë letrat false.

Ardit Gjebrea: I tregove?

Ivana: Jo, nuk i tregova. Kisha frikë të tregoja se kisha djalin te shtëpia e tij. Më marrin e më dënojnë tre vjet e tre muaj burg.

Ky ishte momenti kur Ivana mësoi se ishte shtatzënë për herë të dytë, me një vajzë./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

1 Tetor, 2025 8:03 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

1 Tetor, 2025 8:01 am
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

30 Shtator, 2025 11:03 pm
5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
Bota

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

30 Shtator, 2025 9:52 pm
Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE
Bota

Më 12 tetor nis zbatimi i rregullave të reja për hyrje në BE

30 Shtator, 2025 8:56 pm
Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje
Bota

Hegseth drejtuar gjeneralëve të SHBA: Bëhuni gati për luftë, jo për mbrojtje

30 Shtator, 2025 8:26 pm
Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë
Bota

Republika Çeke vendi i parë në BE që kufizon hyrjen e diplomatëve rusë

30 Shtator, 2025 7:22 pm
Përballja në kabinetin me sekretarët, a po e frenon Donald Trump manjatin e tekonologjisë?
Bota

Trump-udhëheqësve ushtarakë: Nëse dikush nuk më pëlqen, do ta shkarkoj menjëherë

30 Shtator, 2025 6:56 pm
Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin
Bota

Mashtroi 128 mijë persona, dënohet kinezja që vodhi 5.7 mld euro në Bitcoin

30 Shtator, 2025 6:01 pm
Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi
Bota

Ultimatumi i Trump për Hamasin: Pranoni paqen, ose ju pret fundi i zi

30 Shtator, 2025 5:24 pm
Para
Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Zjarri në fshatin Hoshtimë, nis ndërhyrja nga ajri me helikopter

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

Prespa, zona që po rilind nga turizmi

‘Debati online’,deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg

'Debati online',deputeti britanik i përgjigjet Ramës:1 në 48 shqiptarë është në burg
















TE FUNDIT

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
1 Tetor, 2025

Ditën e mërkurë, Shqipëria do të ndikohet nga një front i ftohtë atmosferik me ajër të lagësht nga veriperëndimi. Moti...

Lexo më shumë

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Horoskopi, 22 nëntor 2023
1 Tetor, 2025

Dashi Nuk do kaloni aspak një dite te mërzitshme sot pranë atij qe dashuroni, përkundrazi emocionet do jene edhe me...

Lexo më shumë

Dëshira e Trump për Nobelin: Do t’ia japin dikujt që nuk ka bërë asgjë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
30 Shtator, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hodhi poshtë kërcënimet bërthamore ruse në një fjalim para qindra gjeneralëve dhe admiralëve. "Kohët e...

Lexo më shumë

Hamasi: Plani i paqes i Trump injoron interesat e popullit palestinez

5 kulla të shkatërruara nga Izraeli në 72 orët e fundit në Gaza
30 Shtator, 2025

Një figurë e lartë e Hamasit i ka thënë BBC-së se grupi ka të ngjarë ta refuzojë planin e paqes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com