Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Kam pushkatuar veten dhe ty”, përgjimet që “fundosën” mjekun dhe imazheristin e QSUT

2023/02/04 at 1:48 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Kam pushkatuar veten dhe ty”, përgjimet që “fundosën” mjekun dhe imazheristin e QSUT

Janë zbardhur përgjimet që çuan në arrestimin disa ditë më parë të mjekut të QSUT Nazmi Metaliu dhe teknikut imazherist Astrit Mansaku.

Mjeku dhe anestezisti janë prangosur për shkak se merrnin para për të ofruar bërjen e skanerit për pacientët.

Sipas “News 24”  denoncimi i një qytetari ka qenë në zanafillën e gjithçkaje.  Qytetari është paraqitur fillimisht te Trauma për disa shqetësime shëndetësore dhe më pas në QSUT për të bërë skaner, ku është takuar me mjekun Nazmi Metaliu, nga i cili ishte vizituar disa vite më parë. Qytetari i ka treguar shqetësimet që kishte doktorit Metaliut. Ky i fundit i ka thënë se një skaner i trupit do t’i jepte përgjigje për shqetësimet që kishte.

Sa i përket mënyrës për të marrë shërbimin, mjeku i thotë se do ta rregullonte ai pasi të fliste me personelin mjekësor dhe se duhet dhënë para tek ata, pasi si rregull bëhet me planifikim dhe vononte disa muaj.

Pas kësaj qytetari ka nisur bashkëpunimin me policinë, që daton më 13 janar dhe ka bërë marrëveshje për përgjim.

Më tej qytetari shkon me një tjetër person dhe flasin me mjekun për të lënë orarin për skanerin, kjo pasi dhe miku i tij kishte probleme me mushkëritë.

Mjeku i thotë se do të fliste që ta bënin shërbimin me 6000-7000 lekë të reja dhe kur të kishte ditën dhe orën e saktë do ta njoftonte.

Ndërkohë në dosjen hetimore pasqyrohen me detaje dëshmitë e qytetarëve të përfshirë në përgjime dhe të dy të arrestuarve, si dhe veprimet e policisë.

Në raportin e shërbimit për ditën e arrestimit më 2 shkurt 2023 rezulton se në orën 10:17 dy qytetarët shkojnë në ambientet e QSUT Nënë Tereza në Tiranë. Fillimisht takohen me doktor Nazmi Metaliu bisedojnë përreth 7 minuta. Më pas të tre shkojnë në katet e poshtme të pavionit. Në orën 10:20 këta shtetas takohen me imazheristin Astrit Mansakun për të kryer skanerin. Më pas njëri prej qytetarëve futet për të bërë skanerin. Në orën 10:35 dy qytetarët dalin nga ambientet e QSUT Nënë Tereza në Tiranë.

Pas këtij momenti ndërhyn policia në dhomat e skanerit, ku arrestohen mjekët. Në xhepin e përparëses iu gjenden, njërit 5 mijë lekë të reja dhe tjetrit (Nazmi Metaliut) 1 mijë lekë të reja.

PËRGJIMET

Astriti-Nazmiut: A e di çfarë ke bërë ti?

Nazmiu: Kam pushkatuar veten, të kam pushkatuar dhe ty.

Astriti: Ne sikur t’ia bëjmë vetes është tjetër histori, por me ia bërë shokut….

Nazmiu: Pse dua unë me ia bo vetes. Erdhi ai p***i nan*s që e pata bo para dy javësh dhe sa e bo tha, e i thashë…Paska qenë njeri i pabesë or burrë.

Astriti: Kjo është shoqëria mor burrë, kjo është me vra veten, me u var në litar, nuk ke çi bo o Naz.

Nazmiu: Më thoshte hajde me mu, me vra veten.

Astriti: As me fol nuk fol dot ma.

Nazmiu: Se mos ketë ndonjë djall këtë, mos fol, muti i samës erdh tek unë dhe më tha hajde mere një kafe, po lene i thashë unë, po çfarë plehre paska qenë.

Astriti: Po lene atë punë kanë ato sikur ne kemi punën tonë dhe ata kanë të veten. Ai është në rregull me veten, ai për atë punë ka dalë, s’ke pse e shan faji është i joni.

Ju sugjerojmë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:15 am
Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik
Aktualitet

Gjirokastër/ Zjarr pranë nënstacionit të vjetër elektrik

11 Korrik, 2025 11:02 pm
Para
Tjetër rast si i Rozetës, vodhi shuma parash, arrestohet pastruesja

Tjetër rast si i Rozetës, vodhi shuma parash, arrestohet pastruesja

Tjetër rast si i Rozetës, vodhi shuma parash, arrestohet pastruesja

Emri/ Grabiti 2 mijë euro, dollarë dhe lekë, kush është pastruesja që ra në pranga sot

Detaje nga dëshmia e Rozetës: Në krevatin e Aldës mbuluar me batanije kishte shuma parash

Detaje nga dëshmia e Rozetës: Në krevatin e Aldës mbuluar me batanije kishte shuma parash

TE FUNDIT

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
12 Korrik, 2025

Falë golit në minutat e fundit të Riola Xhemailit Zvicra është për herë të parë në çerekfinalen e Kampionati Evropian...

Lexo më shumë

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
12 Korrik, 2025

Gjatë dimrit një dron rus dëmtoi mbulesën mbrojtëse të centralit bërthamor të mbyllur Çernobil. Ekspertët tani kanë zhvilluar një koncept...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com