Një çift të moshuarish në Novoselë të Vlorës kanë kaluar natën mbi çatinë e banesës së tyre për shkak të përmbytjeve nga reshjet intensive të shiut dhe dalja e lumit Vjosa.
Banesa e tyre, si shumë të tjera në Novoselë, u përmbyt nga vërshimi i ujit. Këto janë pamjet kur forcat e emergjencave shkojnë me gomone drejt banesës së çiftit dhe i evakuojnë nga çatia e banesës së tyre.
Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Edhe banorët e tjerë të fshatit janë evakuuar pasi shtëpitë janë përmbytur nga dalja e Vjosës. /tvklan.al