Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kaloi COVID-19, pensionistja: 2 milionë lekë kostoja e kurimit

2021/01/22 at 11:26 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Kaloi COVID-19, pensionistja: 2 milionë lekë kostoja e kurimit

Asime Çela, pensioniste, pak muaj më parë është përballur me COVID-19. Ajo ka denoncuar, në një bisedë me shefin e kabinetit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti, vështirësitë në përballje me koronavirusin. Asime Çela ka thënë se asnjë prej institucioneve shëndetësore nuk i ka ofruar ndihmë, megjithëse i ka telefonuar kur gjendja ka qenë e rënduar. Madje, thekson ajo askush nuk ka shkuar për t’i bërë tamponin.


Çela rrëfen se mjekimet për COVID-19, i kanë kushtuar 2 milionë lekë, teksa shton që për të përballuar këtë kosto u detyruan fëmijët ta ndihmojnë.

Dorian Teliti: Sot jemi në shtëpinë e zonjës Asime Çela. Një zonjë e nderuar, e cila si shumë nëna, gjyshe, kanë kaluar vështirësitë dhe janë përballur me COVID-19. Kjo është një histori e vërtetë për të cilën zonja Asime do të na tregojë diçka më shumë.

Asime Çela: Në 7 nëntor u infektova me COVID-19. Isha jashtëzakonisht rëndë, me temperaturën 40, isha në atë botë fare. Vajza e kaloi, edhe vajza me dhëndrin me fëmijët, e kaluan, por e kaluan më lehtë. Megjithatë, merr në telefon këtu e merr urgjencën, merr doktoreshën e lagjes, atë të familjes që themi neve dhe absolutisht nuk lëvizën.

Dorian Teliti: Erdhën jua bënë tamponin?

Asime Çela: Jo! Jo, jo!

Dorian Teliti: Nuk jua kanë bërë tamponin?!

Asime Çela: Asnjërit. Asnjërit. E kemi shkruar emrin.

Dorian Teliti: Pra, juve nuk ju erdhi dikush t’ua bëjë tamponin?

Asime Çela: Jo, jo, jo. Asnjë, asnjë, asnjë!

Dorian Teliti: Ilaçet sa ju shkuan?

Asime Çela: Ilaçet të them të drejtën, ne morëm doktorin nga Spitali Amerikan, privati, vizitë 200 mijë lekë. Ndërsa infermierët morën, për 7 ditë, 650 mijë lekë, paradite dhe pasdite që vinin më bënin serumin, oksigjenin, oksigjenin e vendosja vetë se e kisha aparatin aty afër, e bëja vet. Po serumin vinin ata dy herë në ditë dhe plus që në serum hidhnin ato mjekimet, se mora në farmaci një trastë me ilaçe.

Dorian Teliti: Të tëra vetë i pagove?

Asime Çela: Të gjitha, të gjitha vetë.

Dorian Teliti: Ndihmë nga shteti zero.

Asime Çela: Asnjë njeri, asnjë fare, asnjë shpenzim. Ilaçe këtu, ilaçe këtu nuk di të të tregoj.

Dorian Teliti: Sa të shkuan në total ilaçet?

Asime Çela: 2 milionë.

Dorian Teliti: Pra gjithë shpenzimet që pate për t’u kuruar.

Asime Çela: 2 milionë lekë, 2 milionë.

Dorian Teliti: Ilaçe, trajtimi.

Asime Çela: Një debolesë e jashtëzakonshme, më dridheshin duart, më dridhej trupi i gjithë dhe nuk mori parasysh as doktoresha e lagjes, mikja e jona e familjes, fare, fare, fare.

Dorian Teliti: Sa e ke pensionin?

Asime Çela: Unë e kam 175 mijë lekë.

Dorian Teliti: Po të mjaftojnë këto para apo të ndihmuan fëmijët?

Asime Çela: Më ndihmuan fëmijët, tani me 175 mijë lekë të paguash infermiere e doktor, jo nuk ka mundësi.

Dorian Teliti: 175 mijë lekë në muaj e ke pensionin?

Asime Çela: Pensionin.

Dorian Teliti: Pra, në vit t’i merr pension 2 milionë lekë.

Asime Çela: Bravo.

Dorian Teliti: Dhe 2 milionë lekë ty të ka shkuar kura. Të paktën më shumë se 2 milionë lekë të ka shkuar gjithë trajtimi i gjithë COVID-it. Pastaj ke faturën e ujit, ke faturën e dritave.

Asiem Çela: Lëre atë me pensionet.

Dorjan Teliti: Ilaçet e tjera.

Asime Çela: 80 mijë lekë i paguaj telefon, drita, ujë, këto janë të zakonshme edhe ik jeto pastaj me ato që ke. Pensionin kush e shton pensionin, asnjëri. Mjerë të tjerët kur s’kanë fare, që ka dhe pa fëmijë plaka e pleq sa të duash. Ne na vdiq një e moshuar atje. I shkreti vajza ishte e martuar, fëmijë tjetër s’kishte, rrinte vet dhe vdiq pardje. E sa gjynah. Pa njeri fare, as fërshëllen njeri fare. E kështu që shpenzime të jashtëzakonshme. Vajta në farmaci për ato hollimin e gjakut, tha është me rimbursim, na ka ardhur dokumenti me rimbursim. Atëherë vajti vajza tek doktoresha e familjes, në lagje, edhe tha, jo, jo, nuk më duhet, nuk kemi akoma. Por urdhrin e kam marrë në farmaci, i tha vajza. Nuk më duhet mua, nuk ka mundësi t’ia bëj, tha. Edhe atë, edhe  një gjilpëre e bëja në bark dy herë në ditë.

Dorjan Telit: Për hollimin e gjakut?

Asime Çela: Për hollimin e gjakut. Farmacitë e kishin, jo vetëm farmacia një qe kemi ne këtu, një këtu për shembull. Po të gjithë farmacitë që pyeti dhëndri, e kishin me rimbursim këtë. Doktoresha nuk na i dha dokumentin ta merrnim me rimbursim. Ishte 25 mijë lekë një gjilpërë, paradite e 25 mijë pasdite në darkë, 50 mijë desha në ditë vetëm…

Dorjan teliti: Hollues gjaku.

Asime Çela: Hollim gjaku. A bëhet kjo?! Kjo është skandal. Edhe shpenzimet edhe të tërat. Kështu që, mjerë ky milet që është në këtë shtet. Më keq se kjo qeveri nuk besoj të ketë. Them unë! Ndoshta jam gabim?! Por si kjo qeveri mos ardhtë kurrë o Zot, të gjitha i ka gënjeshtra, në daç premtimet, të gjitha gënjeshtra./Opinion.al

 



Ju sugjerojmë

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
Bota

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

27 Janar, 2026 2:08 pm
Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
Politikë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

27 Janar, 2026 2:05 pm
Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
Bota

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

27 Janar, 2026 2:00 pm
Moti i keq, 34 viktima në SHBA
Bota

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

27 Janar, 2026 1:52 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
Bota

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

27 Janar, 2026 12:23 pm
Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
Politikë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

27 Janar, 2026 12:20 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Para
Përfitojnë bizneset,shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor

Përfitojnë bizneset,shtyhet afati për Garancinë Sovrane deri në 30 qershor

Nxori sekretin hetimor, SPAK zgjat me 3 muaj pezullimin për Artan Shkëmbin

Nxori sekretin hetimor, SPAK zgjat me 3 muaj pezullimin për Artan Shkëmbin

Ndërtimi i spitalit të Fierit,çfarë kërkoi Rama për pronarët e shpronësuar

Ndërtimi i spitalit të Fierit,çfarë kërkoi Rama për pronarët e shpronësuar
















TE FUNDIT

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze

Gaza, Hamasi do fusë 10 mijë trupa në qeverinë që do drejtojë enklavën palestineze
27 Janar, 2026

Hamasi dëshiron të integrojë forcën e tij policore prej 10,000 trupash në qeverinë e re të Gazës të mbështetur nga...

Lexo më shumë

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore

Shoqërimi i të miturit në komisariat, Koçi: Nuk u trajtua në mënyrë çnjerëzore
27 Janar, 2026

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, foli në Kuvend për protestën e opozitës. Koçiu tha se policia nuk ushtroi dhunë ndaj...

Lexo më shumë

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili

Humnerë në mes qytetit/ 4 kilometra çarje, evakuohen mbi një mijë persona në Siçili
27 Janar, 2026

Mbi 1,000 persona u evakuuan me urgjencë nga qyteti kodrinor i Niscemit në Sicili, ku një rrëshqitje e tmerrshme e...

Lexo më shumë

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

Moti i keq, 34 viktima në SHBA
27 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket sikur janë kthyer në Epokën e Akullnajave ndërkohë që një stuhi vrastare dimri ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com