Kronikë

Nxori sekretin hetimor, SPAK zgjat me 3 muaj pezullimin për Artan Shkëmbin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 22/01/21 |
Doriana Çepunaj

Prokuroria e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka zgjatur me tre muaj pezullimin nga detyra të Artan Shkëmbit, numrit 1 të Operacionit Forca e Ligjit. Shkëmbi është pezulluar, prej tre muajsh, pasi po hetohet për dekonspirim të operacioneve. Mësohet se kërkesa e SPAK është miratuar nga Gjykata e Posaçme.

Ishin partnerët gjermanë që përcollën informacion pranë SPAK se Shkëmbi ishte i lidhur me dekonspirimin e operacioneve në nxjerrjen e sekretit hetimor dhe korrupsion. Për këtë, Gjykata i hapi rrugë hetimit dhe vendosi pezullimin e tij nga detyra.

Ky është hetimi i parë në nivele të larta drejtuese në Policinë e Shtetit ndërsa më herët Artan Shkëmbi kaloi procesin e Vetting-ut./Opinion.al

 

Pas