Policia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar një sasi të madhe eurosh të nisura në drejtim të Greqisë. Forcat kufitare nga kontrollet rutinë të bëra në vijën e dytë kufitare, kanë kapur në flagrancë 30-vjeçarin nga Himara. Në çantën e të riut është gjetur një sasi prej 30.000 euro të padeklaruara.
Ditët e fundit policia ka kapur në flagrancë edhe raste të tjera të tentimit të kalimit të parave nga pikat kufitare por edhe nga aeroporti i Rinasit.