Presidenti francez Francois Hollande do t’i dorëzojë sot shkrimtarit Ismail Kadare, titullin “Komandant i Legjionit të Nderit”, që iu akordua pak muaj më parë.
Ceremonia do të zhvillohet të hënën në orën 18:00, në pallatin Presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.
Është një ngjarje e rrallë, që vetë presidenti francez ta dorëzojë këtë titull, të cilin zakonisht e dorëzojnë përfaqësues të tjerë të pallatit, por edhe në rastet kur çmimi dorëzohet nga presidenti, ceremonia zhvillohet për disa personalitete në grup. Duket se ky është një nderim I veçantë që I bëhet shkrimtarit shqiptar, ku nesër ai do të jetë I vetmi që do të marrë çmimin.
Burime për Opinion.al, bëjnë me dije se pas ceremonisë, në ambjentet e Pallatit Presidencial do të organizohet edhe një koktejl për të ftuarit, gjithashtu një rast I rrallë dhe një respekt që duket se presidenti francez e bën për shkrimtarin shqiptar.
Mësohet se në ceremoni do të ketë edhe personalitete nga Shqipëria, ndonëse ende nuk bëhen me dije emrat e tyre. ,